Futboll
Granit Xhaka do të kalojë në Bayer Leverkusen
Leverkusen do të paguajë 15 milionë euro për mesfushorin Granit Xhaka

Ndeshja e mbrëmshme kundër Wolverhamptonit ishte, sipas të gjitha gjasave, edhe ndeshja e fundit e Granit Xhakës në fanellën e Arsenalit. Ai e përfundoi karrierën në Arsenal me një paraqitje të jashtëzakonshme, duke i realizuar dy gola në fitoren 5:0 ndaj Wolverhamptonit, përcjell albinfo.ch.
Pas lojës, Xhaka ka bërë një postim, ku i ka falënderuar tifozët për mbështetjen dhe klubin për mundësinë e dhënë për t’i shijuar momente magjike aty për shtatë vjet. Siç pritet, ai do të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar veror dhe do të kalojë në Bayer Leverkusen. Bëhet e ditur se Leverkusen do të paguajë 15 milionë euro për mesfushorin që luan edhe për kombëtaren e Zvicrës.
Xhaka u transferua në Londër në vitin 2016 nga Borussia Mönchengladbach. Në Arsenal u bë kapiten, fitoi dy FA Cup dhe dy Community Shield. Gjithsej ka pasur 496 ndeshje dhe 32 gola.
Granit Xhaka e ka filluar karrierën në Basel. Për Zvicrën, ku është kapiten, ka luajtur në 113 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri