Futboll
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s
Bëhet e ditur se Granit Xhaka barazoi një rekord të UEFA-s, pasi Bayer Leverkusen arriti në finalen e Ligës së Evropës pas barazimit 2-2 kundër Romës të enjten mbrëma, përcjell albinfo.ch.
Ky rezultat do të thotë se Leverkusen ka thyer rekordin e ekipit për më shumë ndeshje radhazi të pamposhtur, duke vendosur rekord me 49 ndeshje pa humbje.
10 – Granit Xhaka created 10 chances from open play against Roma tonight, equalling the record for the most in a UEFA Europa League match (also 10 by Juan Mata in February 2010, for Valencia v Club Brugge). Director. pic.twitter.com/RW5ZDZ69Om
— OptaJoe (@OptaJoe) May 9, 2024
Ndërkohë, skuadra e Xabi Alonsos ishte duke humbur 2-0 kundër Romës me 10 minuta lojë, por ashtu si dy ndeshjet e tyre të mëparshme, shënoi dy gola të vonshëm për të barazuar rezultatin.
Njëri nga më meritorët në barazimin e rezultatin pa dyshim se ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili ndihmoi ekipin e tij t’i bëjë 32 goditje.
Ky mentalitet sulmues i lejoi ish-mesfushorit të Arsenalit që të arrinte një rekord të madh në Ligën e Evropës.
Sipas faqes së specializuar Opta, Xhaka krijoi 10 shanse nga loja e hapur – duke barazuar rekordin për më shumë në një ndeshje të Ligës së Evropës.
Lojtari tjetër që krijoi 10 raste ishte ish-ylli i Chelseat, Juan Mata, i cili e bëri këtë për Valencian kundër Club Brugge në vitin 2010.
Ndërkohë, Leverkusenit i kanë mbetur edhe katër ndeshje këtë sezon për të përfunduar një sezon historik të plotë të pamposhtur në të gjitha garat.
Ata përballen me një udhëtim në Bochum përpara se të presin Augsburgun në Bundesligë dhe përpara se të përballen me Atalantën në finalen e Ligës së Evropës.
Alonso dhe skuadra e tij më pas përfundojnë sezonin e tyre më 25 maj, kur ata përballen me Kaiserslautern në finalen e DFB-Pokal.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










