Sporte Luftarake
Granit Shala mposht gjermanin Dietz, fiton titujt IBF International dhe IBO Inter-Continental
Boksieri kosovar i kategorisë së rëndë, Granit Shala, ka fituar dy tituj me peshë të shtunën mbrëma në Karlsruhe të Gjermanisë.
Shala mposhti me vendim të gjyqtarëve pas 12 raundeve gjermanin e pamposhtur, Daniel Dietz, dhe fitoi titujt IBF International dhe IBO Inter-Continental.
Për Shalën është një hap i madh para në karrierë. Ai boksoi si mysafir të shtunën.
Në fund dy anëtarë të jurisë ia dhanë Shalës fitoren e njëri ia dha Dietzit.
Për Shalën është fitorja e 17-të në boksin profesionist karshi një humbje. Dietz ka tash 13 fitore e një humbje.
Shala 28-vjeçar është pjesë e kompanisë së njohur promovuese gjermane Agon Sports.
“Granit Shala të jam falënderues dhe jam krenar që ia arritëm qëllimin. Detyra jonë e ardhshme është ta mbajmë nivelin e të shkojmë më lartë”, ka shkruar trajneri i Shalës, Agron Kurtishi, në rrjetin social “Facebook”.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










