Muzikë
Granit Musliu ngjitet në skenën e Operës Mbretërore Daneze
Granit Musliu sjell Dukën e Mantovës në Operën Mbretërore të Danimarkës
Tenori kosovar Granit Musliu po shënon një debutim të dyfishtë në Danimarkë: në skenën daneze dhe në rolin e Dukës së Mantovës në operën “Rigoletto” të Giuseppe Verdit, në Operën Mbretërore të Danimarkës. Roli i Dukës – aristokrat karizmatik, joshës, por edhe i pamoralshëm, është një nga më kërkuesit për tenorët dhe kërkon virtuozitet vokal si dhe prani të fuqishme skenike, shkruan Albinfo.ch.
Për Musliun, i njohur tashmë në skenat operistike gjermane, ky debutim përfaqëson një hap të rëndësishëm profesional. Ai do ta sjellë personazhin përmes arieve të njohura si “La donna è mobile”, “Questa o quella” dhe “È il sol dell’anima”, duke i dhënë jetë figurës që nxit tragjedinë e Rigolettos dhe vajzës së tij, Gildës.
“Një përvojë shumë e bukur dhe një moment i veçantë në karrierën time, debutimi im i parë në këtë rol të madh”, ka thënë Musliu, duke theksuar se interpretimi i Dukës në këtë fazë konfirmon pjekurinë e tij në repertorin verdian.
I diplomuar në Prishtinë dhe Hamburg, Granit Musliu është pjesë e ansamblit të Operës Shtetërore të Bavarisë. Ai ka realizuar dhe pritet të realizojë një sërë debutimesh të rëndësishme në skena prestigjioze evropiane, duke u konsoliduar si një nga talentet më premtuese të brezit të ri të tenorëve shqiptarë./Albinfo.ch
https://www.facebook.com/share/p/1AJqeNJMVH/?mibextid=wwXIfr

E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












