Zhvillim
Graci austriak si model për shkollat e Prishtinës
delegacioni ka vizituar shkollën publike “Graz International Bilingual School” (GIBS) ku me udhëheqësit e shkollës u diskutua lidhur me vështirësitë dhe përparësitë e aplikimit të projektit të digjitalizimit
Informimi rreth digjitalizimit të shkollave ka qenë shkaku i vizitës që Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci dhe udhëheqësja e kabinetit të kryetarit, Fitore Pacolli, e kanë bërë në Grac të Austrisë. Po ashtu ato janë njohur edhe me përvojën të cilën e ka Austria me digjitalizimin e administratës së shkollave.
Siç bëjhet e ditur nga një njoftim i Komunës së Prishtinës, me këtë rast, delegacioni ka vizituar shkollën publike “Graz International Bilingual School” (GIBS) ku me udhëheqësit e shkollës u diskutua lidhur me vështirësitë dhe përparësitë e aplikimit të projektit të digjitalizimit, bëhet me dije nga një njoftim i Komunës së Prishtinës.
“Gjatë kësaj vizite, Nagavci dhe Pacolli u pritën në takim edhe nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit në qytetin e Gracit, Hohensinner me të cilin, përpos procesit të digjitalizimit, diskutuan edhe lidhur me qëndrimin tërë ditor në shkolla, funksionimin e çerdheve publike dhe atyre private, si dhe për ligat sportive në shkolla dhe bashkëpunimin e tyre me shoqatat e sportit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Drejtoria Komunale e Arsimit të Komunës së Prishtinës ka për synim digjitalizimin e administratës nëpër shkollat e kryeqytetit me qëllim të përmirësimit të procesit edukativo – arsimor.
Kohë më parë Gracin me ftesë të kryetarit të këtij qyteti Siegfried Nagl e vizitoi edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Në këtë takim kryesisht u diskutua për planifikimin urban dhe platformën “Smart city” (Qyteti i mençur), infrastrukturën dhe çështjet e arsimit.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













