E-Diaspora
Grabitësit sulmohen nga banorët, në mesin e tyre edhe një shqiptar
Edhe videoja e momentit dramatik u filmua nga një çift shqiptarësh nga Kosova, me banim në kryeqytetin britanik
Grabitësve të një argjendarie në Londër, gjërat nuk i shkuan sipas planit, e kjo për shkak të një ndërhyrjeje të cilën nuk e kishin llogaritur.
Banda kishte parashikuar ta zhvillonte goditjen e të largohej me shpejtësi me motor, çka do t’i jepte epërsi përballë reagimit të forcave të policisë.
Por pasi rrëmbyen bizhuteri me vlerën 190.000 dollarë, hajdutëve të veshur kokë e këmbë me të zeza u doli një pengesë: ndërsa largoheshin, një grup kalimtarësh u vunë në ndjekje të tyre; njëri prej djemve që u vërsulën mbi grabitësit, ishte shqiptar.
Edhe videoja e momentit dramatik u filmua nga një çift shqiptarësh nga Kosova, me banim në kryeqytetin britanik, transmeton “TCH”.
Mësohet se dy prej grabitësve u arrestuan nga policia jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim. Në Londër ndërkohë duket reagimet në raste të tilla sa vjen e po shtohen, përcjell albinfo.ch.
Përmes një videoje ekskluzive, “Daily Mail” tregoi një episod të ngjashme, kur hajduti praktikisht kthehet në viktimë. Dy persona tentuan të grabisnin një burrë që ishte në rrugë duke folur me miqtë e tij, por ndeshen në një reagim të cilin nuk e prisnin.
Burri që dallon në pamjet filmike nga këmisha e bardhë, i kthehet duke goditur njërin prej tyre në mënyrë të përsëritur dhe e ndjek me vrap.
Edhe pse tjetri ndërhyn, ai vazhdon ta qëllojë agresorin e parë duke e rrëzuar për tokë, dhe nuk ndalet as kur ai hyn në makinë, duke i goditur edhe automjetin.
https://www.youtube.com/watch?v=tQru0bBeU1M
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













