Lajme
Si u grabitën 4.5 milionë franga nga makina transportuese e parave
Rasti u bë publik pasi që njëri nga grabitësit, i cili ka pranuar veprën, kishte bërë ankesë në Gjykatën Federale që të lirohej nga paraburgimi ku po mbahet
Në korrikun e këtij viti, në Thunsteten të Kantonit të Bernës, nga një makinë speciale për transportimin e të hollave janë vjedhur më shumë se 4.5 milionë franga. Ky rast i grabitjes deri më sot është mbajtur i fshehur nga publiku, shkruan srf.ch.
Sipas policisë, lajmi është mbajtur në fshehtësi për shkak të rrezikut se publikimi i tij do të vështirësonte, në mos edhe do të pamundësonte hetimet.
Paratë e vjedhura nuk janë gjetur akoma. Ndërsa rasti u bë publik pasi që njëri nga grabitësit, i cili ka pranuar veprën, kishte bërë ankesë në Gjykatën Federale që të lirohej nga paraburgimi ku po mbahet, transmeton albinfo.ch. Por, Gjykata në fjalë e ka kundërshtuar për shkak të rrezikut nga fshehja e gjurmëve, që mund të kërcënonte në rast të lirimit të tij.
Paratë janë vjedhur më 1 korrik nga makina transportuese. Vjedhja duket se nuk kishte qenë e vështirë të realizohej pasi që shoferi i makinës transportuese kishte bashkëpunuar me vjedhësit.
Ndërkaq, një pjesëmarrës tjetër, që ka pranuar veprën, ka ndihmuar që paratë të kalonin në një makinë tjetër për t`i transportuar në një garazh në Rickenbach të Lucernit, përcjell albinfo.ch.
Edhe një pjesëmarrës i tretë është duke u mbajtur në paraburgim në Çeki. Ende nuk është arritur marrëveshje për ekstradimin e tij në Zvicër.
Pasi që grabitja qe planifikuar në Kantonin e Solothurnit, hetimet është duke i zhvilluar Prokuroria Publike e Solothurnit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











