Zhvillim
Gowing promovon kulinarinë shqiptare në prestigjiozen britanike “Indipendent”
Reportazhi është i shkruar për gazetën “Indipendent” nga shkrimtarja britanike, Elisabeth Gowing, e cila prej disa vitesh jeton në Kosovë, eksploron zonat turistike të pjesës veriore të Shqipërisë
Gazeta prestigjioze britanike “Indipendent” e ka botuar një reportazh nga viset shqiptare me titull “Bukë e kripë e zemër të bardhë”, përmes të cilit promovohet turizmi shqiptar, veçanërisht kulinaria.
Reportazhi është i shkruar nga shkrimtarja britanike, Elisabeth Gowing, e cila prej disa vitesh jeton në Kosovë, eksploron zonat turistike të pjesës veriore të Shqipërisë, duke hulumtuar aktivitetin e një shoqate hotelierësh shqiptarë me emërtimin “Slow food”. Lëvizja “Slow food” ka për mision të mbështes prodhuesit e vegjël, prodhimin vendas dhe fermerin dhe kësaj iniciative i janë bashkuar një numër i madh i pronarëve të bizneseve turistike dhe fermerë të ndryshëm të zonës së Shkodres, Fishtës dhe Lezhës.
“Është diçka shumë pozitive që Shqipëria po e mbështetë këtë lëvizje ‘slow food’ e cila nisi në Fishtë të Lezhës. Është pozitive për shëndetin, por edhe për ekonominë e vendit.
Megjithëse kanë kaluar katër vite qëkurse në Shqipëri është themeluar për herë të parë “Convivium Slow Food” nga Altin Prenga, sërish ka problem në gjetjen e produkteve vendas.
“Të punosh me filozofinë e ‘slow food’ është si kamikaz sepse duhet të rrezikosh shumë. Është më e lehtë të marrësh një prodhim që vjen nga vendet nordike për shembull sesa të gjesh një shegë që është e vendit”, vijoi Kola.
Nëpërmjet kësaj lëvizjeje këta shefa këmbëngulin të kthejmë sytë nga vlerat e kuzhinës shqiptare.
“Jufkat e kanë origjinën më të largët sesa shpagetat. Në qoftë se ne e kemi këtë realitet të hidhur që kuzhina shqiptare nuk është e modernizuar dhe të shikojmë nga kuzhina italiane, atëherë jemi të papërgjegjshëm”, u shpreh Kola.
“Bukë, kripë dhe zemër të bardhë” shkruan “Independent”, duke u futur në palcën e traditës shqiptare, por sidomos duke rritur përgjegjësinë e njerëzve të kuzhinës.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











