Lajme
Gordon kërkon forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik
Philip Gordon tha se SHBA-ja është e përkushtuar dhe do të vazhdojë angazhimin e saj në ndihmë Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Philip Gordon.
Gordon e përgëzoi Presidenten për zgjedhjen në krye të vendit dhe tha se kjo shënon një hap të madh përpara, si dhe tregon për zhvillimin e një demokracie të vërtetë.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon tha se SHBA-ja është e përkushtuar dhe do të vazhdojë angazhimin e saj në ndihmë Kosovës dhe gjithë rajonit dhe vlerësoi se është me rëndësi që të gjitha vendet e Ballkanit të ecin përpara në rrugën e integrimeve evropiane.
Ai tha se synim strategjik i të gjitha vendeve të rajonit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Ndihmëssekretari Gordon tha se SHBA do të vazhdojë të punojë së bashku me institucionet e vendit në çështjen e njohjeve të reja për Kosovën.
Gordon vlerësoi zhvillimet pozitive në Kosovë dhe tha se është i nevojshëm përparimi i mëtejmë në forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, në fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe në tërheqjen e investimeve të huaja.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga tha se roli kryesor i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor vazhdon të jetë vendimtar për Kosovën dhe gjithë rajonin dhe përafrimi i vendeve të rajonit me BE-në kërkon një përfshirje të SHBA-së edhe në të ardhmen.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka nevojë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe të miqve evropianë, për njohjet e reja dhe për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











