Lajme
Google: Të përgatitemi për ndikimin e inteligjencës artificiale
Sundar Pichai, drejtor ekzekutiv i Google dhe Alphabet, tha se “çdo produkt i çdo kompanie” do të ndikohet nga zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar se shoqëria duhet të përgatitet për teknologjitë që janë të njëjta me ato të sapolansuarat.
Në një intervistë për emisionin “60 Minutes” të CNBC, i cili u shfaq të dielën, intervistuesi Scott Pelley i testoi disa nga projektet e inteligjencës artificiale të Google-s dhe tha se “ishte pa fjalë” dhe se e ndjente se kjo ishte “shqetësuese”, duke iu referuar kështu aftësive njerëzore të produkteve të ngjashme me Bard, chatbot-in e Google.
“Ne si shoqëri duhet të përshtatemi për këtë teknologji”, tha Pichai, Pelley-t, duke shtuar se punëtorët të cilët mund të ndikohen nga inteligjenca artificiale janë shkrimtarët, kontabilistët, arkitektët dhe ironikisht edhe inxhinierët softuerik.
“Kjo rritje do të ndikojë tek çdo produkt tek çdo kompani”, deklaroi Pichai. “Për shembull, ju mund të jeni një radiolog, dhe nëse mendoni për pesë deri në dhjetë vjet nga tani, do të keni një bashkëpunëtor të inteligjencës artificiale. Vini në mëngjes, dhe të themi se i keni njëqind gjëra me të cilat duhet të merreni, dhe bashkëpunëtori në fjalë mund t’ju thotë: ‘Këto janë rastet më kritike me të cilat duhet të merresh në fillim’”, shtoi ai.
Pelley shkoi edhe tek zona të tjera me produkte të avancuara të teknologjisë artificiale brenda Google, duke përfshirë edhe DeepMind, ku robotët ishin duke luajtur futboll, lojë të cilën ata e mësuan vetë, në dallim me njerëzit.
Një njësi tjetër shfaqte robotë që njihnin sendet në një banak dhe i sollën Pelley-t një mollë, të cilën ai e kërkoi.
Kur ai paralajmëroi për pasojat e inteligjencës artificiale, Pichai tha se shkalla e problemit të dezinformimit, lajmeve dhe imazheve të rreme do të jetë “shumë më e madhe”, duke shtuar se “mund të shkaktojë dëm”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









