Kuriozitete
Google, me formë të re kërkimi
Google ka vendosur të shkojë edhe më tej me inteligjencën artificiale dhe ka përmirësuar motorin e saj të kërkimit
Fjala kyçe është MUM, akronimi për Multitask Unified Model, një algoritëm i ri i aftë për të siguruar rezultate edhe për kërkesat më të ndërlikuara në përmbajtje, video dhe imazhe.
“Ka më shumë informacion të arritshëm sot, sesa në të kaluarën dhe përparimet në inteligjencën artificiale do të transformojnë rrënjësisht mënyrën se si ne e përdorim atë informacion”, tha Prabhakar Raghavan, zëvendëspresident i Lartë i Google në ngjarjen vjetore Search On, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Ja se cilat janë risitë që do të vijnë në muajt e ardhshëm për të gjithë përdoruesit e Google-s.
E para ka të bëjë me kërkimin sipas imazheve përmes Lens, aplikacioni i nisur në vitin 2017. Një mënyrë kërkimi “piketo-dhe-kërko” që gjithashtu mund ta bëjë më të lehtë gjetjen e vendit të saktë që na intereson në një video.
Gjithashtu, në video, algoritmi i ri MUM mundëson gjetjen e temave të lidhura në një video, edhe ato që nuk janë përmendur në mënyrë të qartë, “bazuar në kuptimin e përparuar të informacionit në video”.
Varianti i parë i kësaj veçorie do të prezantohet në javët e ardhshme, “me më shumë përmirësime pamore që vijnë në muajt e ardhshëm”.
Përparimet në IA do të ofrojnë edhe një faqe kërkimi të përtërirë dhe më pamore, që do të përfshijë funksionin “Gjërat për të ditur”, për të eksploruar tema të reja, madje edhe duke i personalizuar ato sipas përdoruesit.
Në Google Maps do të mbërrijnë hollësi për zjarret dhe informacione për klimën, por edhe mundësia që ata që nuk e kanë atë të kenë adresën e tyre falë aplikacionit Address Maker, me provat e filluara tashmë në disa komunitete afrikane.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë











