Gruaja
Goneta, eleganca e diasporës
Në finalen e “Miss World Kosova 2013” në Prishtinë, Goneta Jakurti merr çmimin „Miss Eleganca“
Goneta Jakurti ishte në mesin e 16 vajzave që ishin bërë bashkë në garën për ta fituar kurorën e më të bukurës, në spektaklin “Miss Kosova 2013”.
Bukuroshja shqiptare nga Zvicra hyri si favorite në finalen e garës së bukurisë “ Miss World Kosova 2013”, që është organizuar më 13 korrik në Sheshin 21 në Prishtinë.
Për Gonetën, sikur edhe për vajzat e tjera që i kishte hyrë kësaj gare, e rëndësishme është pjesëmarrja.
Por Goneta nuk është kthyer në Zvicër pa një çmim nga ky spektakël.
Ajo është kurorëzuar me çmimin „Miss Eleganca“.
“Ishte edhe një përvojë interesante dhe u lidhën miqësi të reja me vajza shqiptare nga Kosova dhe diaspora”, tha për albinfo.ch Goneta Jakurti.
Ajo do të vazhdojë me sfilata të modës edhe në gara të tjera të bukurisë.
“Do të mbetet hobi me të cilin merrem me kënaqësi, përkundër angazhimeve në punë, në bankë, dhe me specializimin profesional që po e bëj”, tha Jakurti.
Bukuroshja shqiptare në Zvicër, Goneta Jakurti, ishte favorite edhe në finalen e garës së bukurisë “Miss Earth Schweiz ”.
Bankierja e re punon në bankën UBS në Cyrih.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












