Futboll

Goli i parë për futbollistin shqiptar në Bundesligë

20-vjeçari i ka edhe tri asistime në 25 ndeshjet e këtij edicioni në të gjitha garat

Futbollisti shqiptar Arijon Ibrahimoviqi e ka shënuar golin e parë në Bundesligën gjermane.

Heidenheimi barazoi 3:3 me Stuttgartin të dielën mbrëma në xhiron e 23-të të elitës gjermane, kurse Ibrahimoviqi realizoi për 2:1 nga penalltia në minutën e 34-t.

20-vjeçari i ka edhe tri asistime në 25 ndeshjet e këtij edicioni në të gjitha garat, transmeton albinfo.ch.

Ibrahimoviqi, i huazuar te Heidenheimi nga Bayern Munichu, e kompletoi ndeshjen, bashkë me portierin Diant Ramaj.

Heidenheimi në fundin e tabelës i ka 14 pikë, ndërsa Stuttgarti i katërti i ka 43 pikë.

Goli

https://streamain.com/en/5vdLtAEeB9AYkiV/watch