Futboll
Gola të bukur nga Shaqiri e Xhaka
Paraqitjet e futbollistëve shqiptarë në pesë ligat kryesore evropiane
Kjo fundjavë ishte e suksesshme për futbollistët shqiptarë që luajnë në ligat evropiane.
Xherdan Shaqiri ka gjetur golin e parë zyrtar me Liverpoolin. Edhe pse hyri në lojë në pjesën e dytë, Shaqiri shënoi një gol të bukur në fitoren prej 4:1 ndaj Cardiffit, shkruan albinfo.ch.
Një super gol ka shënuar Granit Xhaka për Arsenalin që u ndal nga Crystal Palace. Xhaka realizoi nga gjuajtja e lirë për rezultatin e përkohshëm 1:1, derisa ndeshja përfundoi 2:2, me vendasit që shënuan dy herë nga penalltia, ku dy penalltitë i shkaktuan Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Ndërkohë, Florent Hadërgjonaj nuk luajti për Huddersfield që humbi 3:0 nga Watford.
Në Spanjë, Levante mundi Leganes 2:0, ku Enis Bardhi luajti 90 minuta, kurse Armando Sadiku vazhdon të jetë i lënduar.
Në Itali luajtën shumë futbollistë shqiptarë. Etrit Berisha u rikthye titullarë për Atalantën që mundi Parmën 3:0, derisa Berat Gjimshiti ishte në bankën rezervë.
Për Bolognën, Blerim Xhemaili hyri në lojë në minutën e 65-të, në barazimin 2:2 me Sassuolon në udhëtim. Valon Behrami ishte titullar për Udinese që barazoi 2:2 me Genoan. Kapiteni Behrami luajti deri në minutën e 63-të. Elseid Hysaj luajti 70 minuta për Napolin në barazimin 1:1 kundër Romës.
Në Gjermani, Milot Rashica hyri në lojë në minutën e 70-të për Werderin që u mposht 6:2 në shtëpi nga Bayer Leverkusen.
https://www.youtube.com/watch?v=pKIW_L5JbL8
https://www.youtube.com/watch?v=PDwizx8terQ
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













