Lajme
Goditi me thikë vjehrrin e tij, dënohet shqiptari me 5 vjet burgim
Shqiptari nga Kosova që qëlloi me thikë vjehrrin e tij në Austri, është dënuar më pesë vjet burgim nga gjykata austriake për plagosje të rëndë.

Në vend të një feste argëtuese, ditëlindja e djalit 15-vjeçar u bë një makth për familjen. Një baba i katër fëmijëve goditi vjehrrin e tij pesë herë me thikë. Një operacion urgjent në spitalin e Wiener Neustadt shpëtoi jetën e pensionistit të dëmtuar rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 dhjetor të vitit të kaluar, pas një konflikti me vjehrrin e tij.
Besim Z., qëlloi 5 herë me thikë në qafë dhe shpinë vjehrrin e tij, ndërsa hodhi nga shkallët edhe djalin e tij të vogël për shkak të “mungesës së respektit”.
Të martën ai doli para një gjykate në Wiener Neustadt, shkruan kurieri.at
Sipas mediave austriake, 40-vjeçari, babai i 4 fëmijëve, u dënua me 5 vjet burg për plagosje të rëndë, ndërsa i ka shpëtuar akuzës për tentativë vrasje, përcjell Albinfo Austria.
Prindërit e vajzës nuk kanë qenë dakord për lidhjen e saj me Besim Z, dhe ky ka qenë shkaku që përplasjet kanë vijuar ndër vite.
Mësohet se konflikti ka qenë për arsye banale, pasi që ditën e ditëlindjes vjehrri ka kërkuar që ditëlindjen e nipit ta festonin në një lokal, ndërsa 40-vjeçari ka këmbëngulur që festa të jetë në shtëpi.
“Unë doja që të festonim në shtëpi, vjehrri donte të shkonim në një restorant në Sopron(Hungari)”, tha ai para gjykatës. Pas një konflikti verbal dhe pas konsumit të alkoolit ai ndoqi vjehrrin kur po largohej dhe e goditi të paktën pesë herë në qafë dhe në shpinë.
Çifti ishte e njohur në Kosovë
Besim Z. së bashku me bashkëshorten e tij ishin njohur që në shkollë në Kosovë me njëri tjetrin. Fillimisht, ajo erdhi në Austri me familjen e saj në vitin 2000. Pas katër vitesh, pra në vitin 2014 ata u martuan dhe u vendosen për të jetuar në Austrinë e Ultë. Ata kanë jetuar në Bad Fischau.
E-Diaspora
-
Atje ku malet prekin qiellin dhe mbretëron qetësia Kosova ka pa dyshim një thesar të pasur natyror, ku gërshëtohen malet, liqenet dhe burimet. Le...
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real”
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Patentë shoferët e mërgatës: Pse Policia e Kosovës nuk mund t’i konfiskojë?
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
Jeta në Austri
-
Austri: Kufizime dhe ndryshime në shërbimin hekurudhor Nga 2 deri më 18 gusht, pasagjerët që udhëtojnë në zonën e Deutsches Eck do të...
-
Austriakët paguajnë më shumë se mesatarja e BE-së, thonë shitësit me pakicë
-
Futbollisti Smakaj transferohet në Austri
-
Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë
-
Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak