Bota
Goditet banda shqiptare në Greqi, vidhte nëpër banesat e futbollistëve
Policia greke ka shkatërruar një bandë, e cila vidhte në banesat e futbollistëve. Siç raportojnë mediat helene, banda përbëhej nga 5 shtetas shqiptarë, të cilët kanë të njëjtin mbiemër, por nuk bëhet e ditur lidhja e tyre.
Ata janë Albert Gjergji, Agida Gjergji, Anton Gjergji, Nikolin Gjergji dhe Bardhok Gjergji.
Shqiptarët akuzohen për 33 grabitje banesash, nga të cilat 9 kanë qenë të disa futbollistëve.
Shqiptarët, pasi futeshin në apartamente, merrnin sende me vlerë, si bizhuteri, para dhe veshje. Sipas medieve greke, ata përdornin dy makina, njëra për grabitjen dhe tjera për arratisjen, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë vjedhjes shqiptarët ishin të kujdesshëm në lëvizjet e tyre, të veshur me doreza dhe me fytyrë të mbuluar. Ndërsa për të komunikuar me njëri-tjetrin ata përdornin emrat e të huajve.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













