Shqipëria
Gjysmë milioni vizitorë në kalanë e Beratit

Në Berat vetëm vitin e fundit janë shtuar kapacitetet mikpritëse me 350 dhoma të reja, transmeton albinfo.ch.
“Pavarësisht sfidave që kemi kaluar, turizmi dhe investimet në qarkun e Beratit nuk kanë munguar”. Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Beratit, duke sjellë në vëmendje se në kalanë e Beratit janë regjistruar gjysmë milioni turistë nga viti 2014-2020, duke përfshirë këtu dhe periudhën e pas tërmetit dhe pandemisë, çka tregon se forca thithëse e këtij atraksioni turistik është e madhe, shkruan atsh.
“Më vjen shumë mirë që jam këtu sot së bashku me disa prej kolegëve dhe duke qenë se sot këtu bashkë me mua dhe me Blendin e kryetarin e bashkisë, është dhe një tjetër mik, i cili është në rastin e sotëm një mik special, por që më tej do jetë i zakonshëm. Nasipi i cili faktikisht është këtu si një deputet i kësaj zone, por po ashtu dhe si shprehje kuptimplotë e një fakti të rëndësishëm, që në këto zonë për të vazhduar punën për të çuar përpara projektet e nisura dhe për të plotësuar kornizën e projektit të madh të transforimimit të gjithë qarkut të Beratit, sot kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Kemi nevojë për një bashkim të madh forcash, sepse sfidat e mëdha të kësaj kohe të vështirë nuk janë sfida të majta apo të djathta, apo partiake, por janë sfida jetësore”, tha Rama.
“Patëm dhe goditjen e tërmetit, që preku jo vetëm ato mijëra e mijëra familje që mbetën pa shtëpi sa hap e mbyll sytë, në fragmentet e një sekondi, por ishte goditje për të gjithë vendin, që na imponoi në ndryshimin e prioriteteve, duke e bërë mandatin e dytë të qeverisjes sonë, një mandat karakteri, një mandat për të dëshmuar forcën e karakterit të kësaj qeverisje për të mos u përkulur përpara këtyre goditjeve, por për t’u ringritur më të fortë”, tha Rama.
“Ashtu siç po dalim më të fortë, hap pas hapi, ditë pas dite, në procesin e rindërtimit, ku çdo ditë po kthejmë në shtëpi familje që humbën strehën, të cilët sot po marrin shtëpi më të mëdha, më të bukura e më të forta, ashtu po dalim dhe nga kjo pandemi ”, tha Rama.
Kryeministri tha se turizmi është mbështetur me një paketë specifike, ndërsa kujtoi dhe rezultatin e arritur. “Ka një shifër që flet shumë për këtë ndryshim të madh që ka nisur. Do kishte qenë edhe më i prekshëm, nëse s’do kishim patur pandeminë, pasi janë gjysmë milioni vizitorë në kalanë e Beratit në periudhën 2014-2020, përfshirë dhe kohën e ngushtimit, mbylljes nga pandemia. Gjysmë milioni vizitorë, shifër e pakrahasueshme me të shkuarën, sikurse është shifër domethënëse e bizneseve të reja të vogla të hapura gjatë kësaj periudhe në bashkinë e Beratit dhe më gjerë se kaq”, – tha Rama.
Sipas tij, Berati është një qark ku është kuptuar dhe po shkohet në drejtim të kthimit të vlerave të trashëgimisë, vlerave të traditës, vlerave të natyrës, në burime për të investuar për të ardhmen dhe për të fituar përmes mikpritjes e turizmit.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor