Lajme
Gjysma e të rinjve, të papunë
Papunësia në Kosovë është më e larta në rajon. Sipas statistikave, 55.9 % e të rinjve nga mosha 15-24 vjeç janë të papunë, prej tyre 50.4 % janë meshkuj dhe 68 % femra
Për shkak të papunësisë së madhe dhe pasigurisë ekonomike e sociale, shumica e të rinjve kosovarë po dëshirojnë të imigrojnë jashtë vendit. Kështu u tha në një konferencë për media organizuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), me titull “Papunësia e të rinjve dhe iniciativat filantropike për krijimin e mundësive për ta”.
Dajana Berisha është drejtoreshë ekzekutive e FIQ-it. Ajo tha se numri i të papunëve në Kosovë është më i larti në gjithë rajonin e Ballkanit, prandaj si pasojë e kësaj, të rinjtë nuk po shohin të ardhme në Kosovë dhe po migrojnë në BE. Sipas Berishë, më shumë se gjysma e të rinjve janë të papunë.
“Sipas ASK-së papunësia e të rinjve në Kosovë, konsiderohet 55.9 për qind. Vetëm prej janarit e deri në tetor, janë 8 mijë kosovarë të larguar jashtë vendit. Kur them të larguar, nuk dihet se a janë kthyer a janë pranuar, çka ndodh me ta, por si numër konsiderohet se ky është numri i të larguarve”, deklaroi ajo.
Shifrat më të larta të papunëve, siç raporton KP, identifikohen tek të rinjtë e moshës 15-24 vjeç me 55.9 për qind, ku 50.4 për qind janë meshkuj dhe 68.4 për qind femra.
Por me shifrën e Agjencisë së Statistikave për papunësinë në vend, nuk pajtohet Hafiz Leka, udhëheqës i Divizionit të Punës dhe Punësimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale (MPMS). Ai tha se në Kosovë ende nuk ka statistika reale rreth papunësisë, ndërsa shifrat kalojnë atë që thuhen zyrtarisht.
Ndërsa Agron Demi, drejtor ekzekutiv në institutit GAP, si dukuri negative përmendi migrimin masiv në vend, i cili po ndodh kohëve të fundit.
Ai tha se pjesa më e madhe e të punësuarve në ndërmarrjet publike është mbi moshën 50 vjeçare dhe se shqetësim kryesor i këtyre ndërmarrjeve, mbetet problemi me gjetjen e kuadrove të reja të përgatitura për punë profesionale. Demi i quajti të pasakta të dhënat për ulje të papunësisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











