Lajme
Gjysma e kosovarëve të papunë
Rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë tregojnë se Kosova ka 44.9 për qind të popullit të papunë. Kësaj armate, për çdo vit i shtohen nga 35 mijë të papunë. Numri i të papunëve në Kosovë edhe më tej vazhdon të mbetet i lartë, madje më i larti në Evropë. Regjistrimi i fundit i popullsisë, […]
Rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë tregojnë se Kosova ka 44.9 për qind të popullit të papunë. Kësaj armate, për çdo vit i shtohen nga 35 mijë të papunë.
Numri i të papunëve në Kosovë edhe më tej vazhdon të mbetet i lartë, madje më i larti në Evropë. Regjistrimi i fundit i popullsisë, ekonomive familjare dhe i banesave ka dhënë rezultatet përfundimtare, në bazë të të cilave, më shumë se gjysma e popullit të Kosovës janë të papunë.
Sipas statistikave, thuhet se prej 508 mijë banorëve sa janë të aftë për punë, 44.9 për qind e tyre janë të papunë. “Kosova ka 227.646 banorë të papunë, përderisa të punësuar konsiderohen 280.454 persona”, citon REL, statistikat e fundit që kanë dalë nga regjistrimi i popullsisë.
Ekspertë të çështjeve ekonomike, ndërkaq thonë se kjo papunësi krijon pakënaqësi sociale dhe ka rrezik që kjo gjendje të manifestohet në trazira sociale në vend.
“Është një numër alarmant, një numër rekord për Kosovën është një numër shqetësues për çfarëdo shtrese ekonomike e Kosovës”, ka thënë drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku. Sipas tij, me 44.9 për qind papunësi, Kosova çdo ditë humb gjysmën e fuqisë punëtore.
”Tani një pjesë e madhe të kësaj fuqie punëtore është në papunësi në periudhë afatgjate”, ka thënë Abdixhiku, sipas të cilit, Kosova çdo vit ushqen tregun e punës me 35 mijë të papunë.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ndërkaq ka thënë se për të ulur këtë normë të papunësisë duhet të krijohen politika në drejtim të punësimit.
“Qeveria e Kosovës duhet të reformojë politikat tregtare për rritjen e interesimit për investime të reja në Kosovë. Pa investime nuk ka punësim të ri, pa punësim formal ne gjithmonë do të kemi shifra alarmante”, shprehet ai.
Ndryshe, në Kosovë, sipas të dhënave të vitit 2009 të bëra nga Banka Botërore, varfëria ishte 34 për qind e gjithë popullsisë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë











