Maqedonia
Gjysma e kompanive të huaja nuk duan të investojnê në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut nuk po arrin të kalojë pragun vjetor të investimeve të huaja prej 1 miliard eurove, pavarësisht paralajmërimeve se anëtarësimi në NATO përkthehet me më shumë investime të huaja.
Së fundi, edhe investitorët ekzistues në Maqedoninë e Veriut janë deklaruar se nuk janë të gatshëm të riinvestojnë.
Kryetari i Këshillit për Investime të Huaja, Viktor Mizo thotê se në Maqedoni të Veriut po mungon një strategji gjithëpërfshirëse shtetërore për tërheqjen e investitorëve të rinj të huaj, por edhe për mbajtjen edhe të atyre që tashmë kanë investuar në vend.
Këshilli për Investime të Huaja përbëhet nga 130 kompani prej 20 vendeve të huaja.Kompanitë që kanë investuar tashmë janë të industrisë automobilistike, bujqësisë, energjetikës, asaj për prodhim të ushqimit, telekomunikacionit, shërbimeve të teknologjisë informative, e tjera.
“Është e qartë se ka mungesë fokusi në këtë fushë. Mungon një strategji e qartë se në cilin drejtim duam të ecim si shtet. Kjo pasqyrohet edhe në rezultatet e anketës së fundit të Këshillit të Investitorëve të Huaj, ku vetëm 43 për qind e kompanive tashmë të pranishme në vendin tonë, janë shprehur se rishtas do të investonin në vend, nëse për këtë gjë do të duhej të vendosnin tani”, ka thënë Mizo në disa përgjigje për rel.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta














