Shkurt.ch
Gjyshja lind nipin!
Një grua 49 vjeçare ka sjellë në jetë nipin e saj, gjegjësisht djalin e së bijës. Pasi që e bija, për shkak të një çrregullimi në zemër, nuk kishte mundësi të mbetej shtatzënë, frytin e ka mbajtur e ëma. Shtatzënia nuk i ka shkaktuar kurrfarë pasojash gruas.
49 vjeçarja, Linda Sirois i ka ofruar prej disa vitesh të bijës 25 vjeçare, Angela, që të bartë fëmijën e saj, në rast se ajo nuk mund të mbetej shtatzënë. Vitin e kaluar, mjeku i kishte vërtetuar përfundimisht gruas së re se nuk kishte mundësi të lindte fëmijë.
Gjyshja që u bë nënë e fëmijës së të bijës, ka pasur edhe katër lindje deri më tash, dy prej të cilave me binjakë. Por, siç shkruan gazeta “Portland Press Herald”, ajo ka thënë se shtatzënia më e lehtë për të ka qenë deri më tash kjo e fundit. Ndërkohë edhe foshnja është mirë me shëndet dhe ka oreks të mirë, ka thënë ajo.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









