Tematike
Gjyqi Federal i jep të drejtë kosovarit të sjellë fëmijët në Zvicër
Për më tepër, Kantoni Thurgau detyrohet që atij t`ia paguajë shpenzimet prej 3500 frangash për procedurën e ndjekur para Gjyqit Federal!
Një qytetari 41 vjeçar të Kosovës, me qëndrim në Zvicër dhe i martuar me zvicerane, Gjyqi Federal i këtij vendi i ka njohur të drejtën për të marrë katër fëmijët, të cilët i kishte me gruan e parë kosovare.
Me ish gruan dhe katër fëmijët (sot në moshën 19, 16, 14 dhe 11 vjeçare), ai kishte qëndruar në vitet 1999-2000 në Zvicër ku kishin kërkuar azil. Gjatë kësaj kohe kryefamiljari qe njoftuar me një zvicerane. Në vitin 2004 ai ndahet nga gruaja e tij e parë, me ç`rast detyrimi për përkujdesje të fëmijëve bie mbi të. Po këtë vit ai martohet me zviceranen dhe e fiton të drejtën e qëndrimit në Zvicër, shkruan St.Galler Tagblatt.
Katër vite më vonë, çifti bën kërkesën për bashkimin e familjes, gjegjësisht sjelljen në Zvicër të katër fëmijëve. Zyra për Migracion e Kantonit Thurgau hedh poshtë kërkesën, me arsyetimin se fëmijët kishin tashmë Kosovën si ambient jetese me të cilin ishin familjarizuar. Këtë vendim e mbështetën edhe Departamenti për Drejtësi dhe Siguri ashtu si dhe Gjyqi Administrativ i Kantonit Thurgau.
Arsye tjetër kundër bashkimit të familjes, sipas institucioneve në fjalë ishin mospasja e një banese të përshtatshme për të strehuar gjithë familjen. Po kështu, bashkimi i familjes linte përshtypjen e një abuzimi me të drejtën dhe nuk ishte në interes të fëmijëve. Ndërsa nuk mund të përjashtohej edhe dyshimi se 41 vjeçari po bënte një martesë fiktive ose kishte martesë të dyfishtë.
Mirëpo, ankesa e bërë nga çifti në Gjykatën Federale me seli në Lozanë, u pranua nga kjo e fundit dhe rrjedhimisht, institucionet përgjegjëse të Thurgaut detyrohen që të lejojnë ardhjen e katër fëmijëve, në emrin e bashkimit familjar. Mënyra se si e kishin argumentuar autoritetet e Thurgaut dyshimin për martesë fiktive, nuk u treguan të bindshme për gjykatësit nga Lozana. Sipas tyre “një abuzim me të drejtën nuk mund të supozohet me aq mendjelehtësi dhe nuk mund të mbështetet, sikur në rastin konkret, në dyshime të thjeshta, të cilat as vetë autoritetet nuk kanë marrë guximin t`i kualifikonin si të qëndrueshme”.
Megjithatë, Gjyqi Federal ka theksuar se fëmijëve do t`u duhet përpjekje për të tejkaluar vështirësitë e përshtatjes me ambientin, gjuhën dhe kulturën e re. Por, ata kishin filluar mësimin e gjuhës gjermane. Mirëpo, Gjyqi federal e ka lënë mundësinë që, në rast se integrimi i fëmijëve do të dështojë, atyre do të mund tu prishet leja e qëndrimit ose të mos u vazhdohet më.
Fakti se pagat mujore të bashkëshortëve së bashku mbërrijnë në 9000 franga dhe se ata kanë bërë zgjidhje edhe për hapësirën e banimit, ka qenë edhe një arsye më shumë për vendimin pozitiv të gjykatës.
Si përfundim, Kantoni Thurgau do të detyrohet që çiftit t`ia paguajë shpenzimet prej 3500 frangash për procedurën e ndjekur para Gjyqit Federal.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










