Lajme
Gjyqësori më i korruptuari në Maqedoni
Korrupsioni po mbretëron te gjyqësori, prokurimet publike, institucionet publike dhe patundshmëritë në Maqedoni
Këto janë konkluzionet e një analize të organizatës joqeveritare “Transparency International”
Që të zbulohen më lehtë rastet e korrupsionit, “Transparency International” iu ofron qytetarëve mënyrat e denoncimit të korrupsionit, dhe madje përmes dërgimit të mesazheve SMS në operatorin One, e-mail në adresën “denonco korrupsionin.org’ si dhe përmes rrjetit social Twitter.
“Informacionet personale për qytetarët që kanë denoncuar korrupsionin nuk paraqiten në faqen e Internetit dhe nuk është në dispozicion të opinionit”, deklaroi Katerine Mileska, asistente e projektit.
Kryetarja e organizatës joqeveritare “Transparency International”, Slagjana Taseva, thotë se pasi të marrin ankesat nga qytetarët, do të nisin hetime për vërtetimin e tyre. Pastaj, rastet dhe ankesat do të procesohen në institucionet kompetente.
“Duhet të merret informacioni fillestar, për të punuar dhe do të dërgohen në Prokurori. Nuk do të ndalemi në përpjekjet tona lidhur me atë se cilat janë kompetencat e institucioneve dhe para së gjithash të prokurorisë. Edhe ne nuk jemi të kënaqur me mënyrën se si Prokuroria Publike vepron në të gjitha rastet që ka dërguar komisioni, ose në përgjithësi në punën e tyre në raport se si trajtohet korrupsioni”, është shprehur Taseva.
Vetëm disa ditë pas funksionimit të mënyrave të denoncimit të korrupsionit, qytetarët paraqitën 22 ankesa pranë kësaj organizate. (Alsat-M & Albinfo)
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










