Lajme
Gjyqësori kosovar bëhet me shtëpi moderne
Në Prishtinë është inauguruar “Pallati i Drejtësisë” një objekti që ka kushtuar 30 milionë euro, ndërsa në të është akomoduar gjithë sistemi i drejtësisë
Autoritetet e Kosovës dhe ata të Bashkimit Evropian e kanë inauguruar sot në Prishtinë “Pallatin e Drejtësisë”, një godinë e madhe që bashkon në një vend, gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovës. Objekti që ka kushtuar 30 milionaë euro, u konsiderua jashtëzakonisht i rëndësishëm për gjyqësorin vendor.
Pallatin e inauguroi kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar me këtë rast, ishte e pranishme edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, personalitete të tjera të larta vendore e ndërkombëtare.
“Ky Pallat i Drejtësisë nuk duket fare sikur ai që kam paramenduar për një pallat të drejtësisë, ose sikur fotografitë të cilat mund t’i gjeni në internet. Në fakt, ai duket shumë më mirë. Bashkimi Evropian ka mbështetur Kosovën në këtë projekt të madh si një pjesë integrale të përpjekjeve të saj për të ndihmuar në fuqizimin e sundimit të ligjit”, tha Hahn.
Pesë objektet e inauguruara sistemojnë Gjykatën Themelore të Prishtinës, Zyrat e Prokurorisë Themelore dhe të Apelit të Prishtinës, Gjykatën e Apelit, Gjykatën Supreme, Gjykatën Kushtetuese dhe natyrisht gjykatësit, prokurorët dhe stafin e EULEX-it.
“Kjo ndërtesë paraqet një investim prej shumë milionë eurosh, në të cilin BE ka kontribuuar me më shumë se 25 milionë dhe Kosova me 5 milionë euro. Puna në këtë ndërtesë ka filluar në vitin 2011 dhe ka përfunduar në fund të vitit të kaluar”, deklaroi mes tjerash Hahn.
Sundimi i ligjit, sipas tij, është vlerë qenësore demokratike, por njësoj e rëndësishme për një mjedis afarist stabil. ”Një gjyqësor funksional, i paanshëm dhe i pavarur është një pasuri pa të cilën nuk mund të funksionojë një vend stabil dhe i suksesshëm, deklaroi Hahn.
Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi BE-në për ndihmën që ka dhënë që gjyqësori kosovar të bëhet me shtëpi. Ndërsa tha se Kosova do të jetë një vend ky funksion rendi dhe ligji. “Ne jemi të gjithë falënderues për këtë përkrahje të vazhdueshme dhe poashtu ne po bëjmë hapa të domosdoshëm për pavarësimin e sistemit të drejtësisë dhe për forcimin e sistemit të drejtësisë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












