Lajme
Gjykohet në Tiranë për krimet në Zvicër
Autoritetet shqiptare ia sekuestruan Fatmir Muçajt një pasuri prej 3 milionë eurosh. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe vjedhje të armatosur në Zvicër në vitin 1997
Gjykata e Tiranës ia ka sekuestruar një pasuri të patundshme prej 3 milionë eurosh, shtetasit Fatmir Muçajt (35) i akuzuar për trafikim droge dhe grabitje me armë në Zvicër. Muçajt i janë sekuestruar disa apartamente, lokaleve dhe trojeve në Tiranë dhe në Durrës.
Sipas njoftimit, pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Tiranës urdhëroi policinë për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të Fatmir Muçajt, për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”
Sipas një njoftimi, hetuesit shqiptarë nuk kanë arritur të konfirmojnë burimin e të ardhurave të Muçaj dhe të familjarëve të tij. Prandaj hetuesit dyshojnë se e gjithë kjo pasuri e paluajtshme, në vlerë mbi tre milionë euro, është përfituar në një periudhë të dyshimtë kohore.
Gjykata me këtë rast ka sekuestruar rreth 20 mijë metra katror tokë, ndarë në disa parcela në si në Zonën e liqenit artificial, në Sauk, në Gjirin e Lalëzit në Durrës, Marikaj etj. Po ashtu këtu përfshihen tri lokale në zonën e ish-Bllokut dhe në Yzberisht të Tiranës.
“Sekuestrimi i këtyre aseteve u bë i mundur nga një hetim intensiv, profesional dhe i plotë, si dhe në sajë të një analize të hollësishme financiare të Strukturave të luftës kundër krimit financiar në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task-Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Shtetasi Fatmir Mucaj, ka qenë nën hetim dhe i dënuar për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje me dhunë”, në vitin 1997 në Zvicër.
Pas përfundimit të hetimeve dhe me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata vendosi sekuestro për pasuritë e tij të cilat gjenden në Tiranë dhe Durrës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











