Shkurt.ch
Gjykohet imami, ka bërë thirrje për vrasje të “myslimanëve të këqij”
Këtë xhami e kanë frekuentuar shumica e të rinjve nga ky regjion, të cilët më vonë kanë marrë rrugën për në Siri dhe Irak, si luftëtarë të Shtetit Islamik
Viteve të fundit, qyteti i Winterthurit është identifikuar si një lloj “bastioni” i xhihadizmit në Zvicër. Kësaj i ka kontribuuar në veçanti xhamia An`Nur, e cila është përmendur si një burim idoktrinimi për ekstremistët e rinj islamikë, shkruan albinfo.ch. Këtë xhami e kanë frekuentuar shumica e të rinjve nga ky regjion, të cilët më vonë kanë marrë rrugën për në Siri dhe Irak, si luftëtarë të Shtetit Islamik. Në mesin e tyre janë së paku tre shqiptarë, ndërsa rasti më i njohur është ai i dy të miturve, vëlla e motër shqiptarë nga ky qytet, ikja e të cilëve në Siri pati bërë bujë të madhe në opinionin e këtushëm.
Së fundi, pas disa aferave në këtë drejtim xhamia në fjalë është mbyllur nga shteti.
Personi i cili lidhet më së shumti me namin e keq të kësaj xhamie, ish imami i saj, prej sot është duke u përgjigjur para një gjykate në Winterthur. Fjala është për një imam 25 vjeçar nga Etiopia. Ai akuzohet se ka bërë thirrje për vrasje të ”Myslimanëve të këqinj”, transmeton albinfo.ch. Në seancën e zhvilluar sot, imami i akuuar ka bërë me dije se nuk dëshiron të deklarohet fare lidhur me akuzën. Ai jep vetëm informacione lidhur me peronin dhe prejardhjen e tij.
Prokuroria ka kërkuar q8 muaj burg me kusht dhe dëbim nga Zvicra me ndalim hyrjeje për 15 vitet e ardhshme. Por, dëbimi duket se do të jetë një proces vështirë i zbatueshëm, për faktin se Zvicra nuk ka marrëveshje pranimdorëzimi me Etiopinë, ashtu që dëbimet në këtë vend janë pothuajse të pamundshme.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











