Lajme
Gjykata zvicerane sfidon gjigantin Holcim me padi klimatike
Një gjykatë në Zvicër ka vendosur të shqyrtojë një padi të rëndësishme lidhur me ndryshimet klimatike, e ngritur kundër kompanisë zvicerane të çimentos Holcim. Padia është iniciuar nga banorë të ishullit Pari në Indonezi, të cilët pretendojnë se rritja e nivelit të detit dhe përmbytjet e shpeshta po rrezikojnë drejtpërdrejt jetesën e tyre.
Sipas paditësve, industria globale e çimentos është një nga ndotësit kryesorë dhe aktivitetet e korporatave të mëdha kanë kontribuar ndjeshëm në përshpejtimin e krizës klimatike. Ata theksojnë se dëmet janë tashmë konkrete, duke përfshirë humbjen e tokës, dëmtimin e shtëpive dhe kërcënimin serioz për sigurinë e komunitetit lokal.
Vendimi i gjykatës për ta pranuar këtë çështje konsiderohet historik në Zvicër, pasi për herë të parë një kompani shumëkombëshe me seli në vend përballet me një proces gjyqësor për pasojat e ndryshimeve klimatike jashtë territorit zviceran. Juristë dhe ekspertë të së drejtës mjedisore vlerësojnë se ky rast mund të krijojë precedent për padi të ngjashme edhe në të ardhmen.
Nga ana e saj, Holcim ka deklaruar se i kundërshton pretendimet dhe ka theksuar se është e angazhuar për reduktimin e emetimeve të CO2 dhe arritjen e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050. Kompania ka bërë të ditur se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e saj.
Ky zhvillim ka ngjallur debat të gjerë edhe në opinionin publik zviceran, ku po rritet diskutimi mbi përgjegjësinë e kompanive të mëdha ndaj krizës klimatike, raporton Swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











