Lajme
Gjykata vërteton sërish vlefshmërinë e marrëveshjes*
Gjykata Federale Administrative kthen sërish lëndën e një Kosovari për shqyrtim në instancën e parë
Gjykata Federale Administrative, merr vendime të njëpasnjëshme PRO vlefshmërisë së marrëveshjes mbi Sigurimet Shoqërore për shtetasit nga Kosova. Vendimet e Gjykatës Federale Administrative të datës 31 tetor 2011 dhe të datës 30 nëntor 2011 janë të mbështetura në vendimin parimor të datës 7 mars 2011 në fuqi nga 27 shtator 2011. Me vendimin e fundit marrë më 22 dhjetor 2011, Gjykata Federale Administrative kthen lëndën e një shtetasi nga Kosova në instancën e parë për shqyrtim. Atij i ishte refuzuar kërkesa për pension të Invaliditetit me arsyetimin se nuk plotëson kushtin e vendbanimit për përfitim dhe marrëveshja ndërshtetërore për Sigurimet Shoqërore (pas një vendimi qeveritar në vitin 2009) nga 1 prill 2010 nuk zbatohet për shtetasit nga Kosova.
Sie arsyetim për vendimin e marrë më 22 dhjetor 2011 gjykata është mbështetur sërish në vendimin parimor të marrë po nga e njëjta gjykatë më 7 mars 2011, i plotfuqishëm nga 27 shtator 2011 me vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës (si instancë e fundit në Zvicër) për mos shqyrtim të apelimit nga Enti Federal për Sigurime Shoqërore.
Nga kjo del qartë se qëndrimi zyrtar i Entit Federal për Sigurime Shoqërore për zvarritje është në kundërshtim të plotë me vendimet e njëpasnjëshme të Gjykatës Administrative Federale, dhe paraqet një padrejtësi për shtetasit nga Kosova.
Vendimi është i datës 7 mars 2011, i plotfuqishëm dhe parimor
Në mbështetje të legjislacionit aktual mbi procedurat në Sigurimet Shoqërore vlen të përmendet si në vijim: Gjykata Federale Administrative më 27 mars 2011 ka marrë vendim në favor të shtetasit nga Kosova dhe në favor të vlefshmërisë së marrëveshjes mbi Sigurimet Shoqërore Zvicër Kosovë, duke vendosë kthimin e lëndës në instancën e parë, në Zyrën e Sigurimit të Invaliditetit për të Siguruarit jashtë Zvicrës, për shqyrtim material me arsyetimin se marrëveshja .
Kundër këtij vendimi ka apeluar Enti federal për Sigurime Shoqërore pranë Gjykatës Federale (si instanca e fundit në Zvicër) dhe gjykata në fjalë me vendimin e marrë më 27 shtator 2011 nuk ka marrë fare në shqyrtim apelimin. Kështu me këtë vendim ka hyrë në fuqi vendimi i instancës paraprake. Kështu lënda është kthyer në instancën e parë për shqyrtim dhe procedura fillon nga e para, pra Enti Federal për Sigurime Shoqërore mund të apeloj sërish rastin në fjalë deri në instancën e fundit, pra deri në Gjykatën Federale të Zvicrës.
Por një apelim i sërishëm nga Entit Federal për Sigurime Shoqërore, edhe pse nga aspekti juridik i mundshëm, është i pakuptimtë duke u nisë nga fakti se me fillimin e shqyrtimit të rastit në fjalë nga Zyra e Sigurimit të Invaliditetit për të Siguruarit jashtë vendit fillon de facto zbatimi i marrëveshjes në mes të Zvicrës dhe Jugosllavisë edhe për shtetasit nga Kosova.
Vendimi parimor i gjykatës federale, në fuqi nga 27 shtator 2011, i cituar edhe në disa vendime tjera të Gjykatës Federale Administrative të përmendur më lart, e së fundi në vendimin e datës 22 dhjetor 2011, trajtohet si vendim parimor, si udhërrëfyes dhe si një arsye më tepër për reflektim, me qëllim të ndërmarrjes së hapave tjerë për pagimin e pensioneve dhe përfitimeve tjera shtetasve nga Kosova, pavarësisht vendbanimit të shtetasve nga Kosova.
Hapat politik dhe praktik
Vendimi i marrë nga Qeveria Zvicerane në fund të vitit 2009 për mos vazhdimin e marrëveshjes ndërshtetërore në mes të Zvicrës dhe Jugosllavisë në raport me Kosovën, në fuqi nga 01 prill 2010, do të duhej të shfuqizohet / anulohet nga qeveria Zvicerane. Të gjitha qarkoret e lëshuara organeve zbatuese të Sigurimeve Shoqërore për këtë qëllim në fillim të vitit 2010 do të duhej të zëvendësohen me qarkore të reja për të udhëzuar organet zbatuese të Sigurimeve Shoqërore për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes në fjalë me këto përmbajtje:
1. Ndaljen me veprim të menjëhershëm të kthimit të kontributeve shtetasve nga Kosova që kanë punuar në Zvicër e tani që tani jetojnë në Kosovë,
2. Mundësia për kthimin e sërishëm të kontributeve në arkën e Sigurimeve Shoqërore në Zvicër, të tërhequra si pasojë e mos vazhdimit të marrëveshjes,
3. Të anulohen / shfuqizohen të gjitha vendimet negative që u morën nga zyrat e Sigurimeve Shoqërore me arsyetimin “Vendimi qeveritar për mos vazhdimin e marrëveshjes marrë nga qeveria e Zvicrës në dhjetor të vitit 2009” dhe të rishqyrtohen nga të njëjtat zyra zbatuese të Sigurimeve Shoqërore.
4. Të paguhen me veprim retroaktiv e të gjitha përfitimet e sigurimeve shoqërore (si p.sh. shtesat familjare) që u ndërprenë nga 1. prill 2010 dhe
5. Të gëzojnë të gjithë shtetasit nga Kosova trajtim të barabartë me zbatimin e marrëveshjes në mes të Zvicrës dhe Jugosllavisë deri sa të hyjë në fuqi marrëveshja e re ndërshtetërore Zvicër – Kosovë.
Me këto hapa konkret qeveria zvicerane do të përmirësonte një padrejtësi të madhe që i është bërë shtetasve nga Kosova. Çdo këmbëngulje për zvarritje dhe mosveprim në këtë drejtim, duke vazhduar procedurat juridike të pabaza kundër vendimit parimor te datës 7 mars 2011, në fuqi nga 27 shtator 2011, do të dëmtonte rënd reputacionin e parimeve bazë të funksionimit të Sigurisë Shoqërore në Zvicër.
Trajtimi i barabartë i shtetasve të huaj me ato vendas në Sigurimet Shoqërore në Zvicër është edhe qëllimi , para së gjithash të kolonës së parë, për shndërrimin e kontributeve në pensione të qëndrueshme e jo për kthimin e tyre të njëhershëm si kontribute.
Negociatat si hap i domosdoshëm në shtegun drejt marrëveshjes së re
Pala kosovare ka përmbushur shumicën e rekomandimeve të domosdoshme të miratuara njëzëri nga parlamenti paraprak më 16 shtator 2010 si dhe kërkesat tjera të dala nga protokolli i takimit në vitin e kaluar. Nisja e negociatave është një hap i mbarë në shtegun drejt marrëveshjes së re mbi Sigurimet Shoqërore në mes të dy shteteve. Kështu do të garantohej edhe dinjiteti i shtetasve nga Kosova në rrafshin e sigurisë shoqërore.
Informacione më të hollësishme lidhur me vendimin e Gjykatës Federale Administrative marrë më 7 mars 2011 dhe vendimit të Gjykatës Federale (si instancë e fundit në Zvicër) marrë më 27 shtator 2011 mund të gjeni në këto faqe:
Gjykata Federale vendos në favor të kontribuuesve nga KosovaGjykata vendos në favor të shtetasve nga Kosova
* Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











