Kosova
Gjykata Themelore në Pejë i shpall të pafajshëm tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjykata Themelore në Pejë, i ka shpallur të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj, të cilët akuzoheshin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Procesi gjyqësor lidhej me ngjarjen e rëndë të 26 nëntorit 2021, kur një autobus që po qarkullonte në Gllogjan u qëllua me armë zjarri, teksa si pasojë e të shtënave mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H dhe G.M, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, objektiv i sulmit ishte shoferi Gani Gjokaj, raporton EO, transmeton albinfo.ch.
Prokuroria pretendonte se familja Mehmetaj e konsideronte Gjokajn përgjegjës për vetëvrasjen e vajzës së tyre, Heroina Mehmetaj, dhe se kjo kishte shërbyer si motiv për sulmin teksa thuhet se Kastriot Mehmetaj kishte dalë në rrugë përpara autobusit i armatosur dhe, pasi autobusi kishte ngadalësuar, kishte shtënë në drejtim të tij.
Më pas, sipas aktakuzës, ai ishte larguar në drejtim të Shaptej, ku e kishte pritur Kreshnik Mehmetaj me veturë, ndërsa Halil Mehmetaj akuzohet se kishte nxitur dy djemtë e tij për vrasjen e Gjokajt.
Procesi gjyqësor është zhvilluar për disa vite dhe në korrik të këtij viti gjykimi u rihap pikërisht në ditën kur ishte paraparë shpallja e aktgjykimit, arsyeja ishte një videoincizim, i cili sipas gjykatës paraqet Kreshnik Mehmetajn duke shtënë me armë në një bjeshkë të Deçanit. Prokuroria pretendoi se arma e paraqitur në video mund të ishte arma e përdorur në kryerjen e krimit.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












