Lajme
A do të konfirmohen apo refuzohen aktakuzat kundër Thaçit e Veselit
Nesër është afati i fundit kur Gjykata Speciale duhet t'i konfirmojë ose t'i refuzojë aktakuzat kundër presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit
Avokati Arianit Koci ka thënë se nesër para orës 24:00 Gjykata Speciale duhet të konfirmojë se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është hedhur poshtë, në të kundërt i bie që ajo është konfirmuar së paku pjesërisht.
“Rregulla 85, pika 5 në mënyrë eksplicite parasheh që gjykata të marrë vendim jo më larg se 6 muaj. Nesër pra është afati i fundit që gjyqtari të marrë vendim. Është e qartë kjo dispozitë ligjore”, ka thënë Koci në t7, përcjell Albinfo.ch.
“Janë dy mundësi. Nëse hedhet aktakuza, përfundon procedura ndaj të dyshuarve. Personat që janë të përfshirë janë të dyshuar. Nëse hedhet nesër është afati që të informojnë. Nëse konfirmohet aktakuza, apo pjesërisht në ndonjë pikë, atëherë ata mund të fshehin faktin që është konfirmuar aktakuza deri në momentin kur i kumtohet të dyshuarve në gjyq”, thotë ai.
“Sipas vlerësimit tim, aktakuza është konfirmuar së paku pjesërisht. Patjetër duhet të informohen nesër nëse është hedhur aktakuzë, përndryshe shkelen të drejtat e të dyshuarve”, shtoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










