Lajme
Gjykata Speciale këtë javë në Kuvend
Këtë të premte Kuvendi i Kosovës pritet ta votoj themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Opozita është deklaruar kundër dhe ka lëshuar sot mbledhjen e Kryesisë
Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave, pritet t’i procedojë për votim dy amendamentet Kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. E po ashtu do të shkojnë si informatë edhe projektligjet që merren me Dhomat e Veçanta dhe ai që mbështet financiarisht personat e akuzuar nga kjo Gjykatë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Kosova ka mbërritur deri në këtë fazë të pavarësisë duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar, andaj ai është vënë në favor të themelimit të Gjykatës Speciale, pavarësisht sfidave.
“Historia e çlirimit dhe krijimit të shtetit të Kosovës është histori e partneritetit me bashkësinë ndërkombëtare dhe ne duhet në mënyrë të vendosur ta ruajmë këtë partneritet me bashkësinë ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, kisha apeluar veçanërisht që në gjithë këtë situatë të cilën do ta kalojë populli ynë, një pjesë e historisë, e luftëtarëve të UÇK-së, të mos na ndaj, të mos na përçaj”, ka thënë Veseli, citon REL.
Procedimi me themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, ka revoltuar partitë opozitare.
Përfaqësuesit e këtyre partive, në mënyrë demonstrative kanë lëshuar mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit duke u zotuar se nuk do të votojnë themelimin e saj. Miratimi në Kuvend i amendamenteve kushtetuese kërkon dy të tretat e votave të gjithë Kuvendit, 80 nga 120 sa ka Ligjvënësi kosovar.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se ndryshimi i kushtetutës me ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës është i papranueshëm. Kështu që sipas tij, një veprim të tillë duhet ta refuzojnë të gjithë deputetët e Kosovës.
“Po kërkohet që Kushtetuta të ndryshohet dhe që sistemi gjyqësor të gjymtohet në tri nivelet e tij, që të krijohen hapësira të reja juridike të udhëhequra nga të huajt, nga ndërkombëtarët, dhe në të cilat nuk do të ketë kurrfarë ingerence Republika e Kosovës”, ka theksuar Konjufca.
Ndryshe, Gjykata Speciale do të merret ekskluzivisht me krimet eventuale të ish guerilëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykimi përfshinë periudhën e luftës 1998-1999 dhe atë të pasluftës deri në vitin 2000.
Kjo Gjykatë ka ardhur pas pretendimeve të senatorit zviceran Dick Marty, se UÇK ka bërë krime lufte ndaj civilëve.
Presion për themelimin e kësaj Gjykata ka bërë edhe faktori ndërkombëtarë, ndërsa Institucionet në Kosovë janë kërcënuar se nëse nuk e miraton Prishtina gjykatën, atëherë çështja do të shkoj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe atje rezolutën për një tribunal kundër UÇK-së do ta procedoj Federata Ruse.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











