Lajme
Gjykata: Serbia t’i paguajë pensionet e Kosovës
Gjykata e Strasburgut kërkon nga autoritetet serbe që t’i paguajnë borxhet e pensioniste kosovarë
Mijëra punëtorë kosovarë që kanë punuar me vite të tëra në ish-Jugosllavi, nuk kanë përfituar pensionin e pleqërisë, kjo për faktin se pas kapitullimit të ish-regjimit të dhunshëm të Serbisë mbi Kosovë, i gjithë sistemin pensional u bartë në Beograd. Ky i fundit ndërkaq ka refuzuar t’u jap pensione kosovarëve, duke i konsideruar si “shtetas të huaj”.
Mirëpo pensionistet e Kosovës janë ankuar nëpër institucionet e drejtësisë ndërkombëtare duke kërkuar të drejtën e tyre në pensione. Dhe në bazë të kësaj kërkese, të martën Gjykata e Strasburgut e detyron Serbinë lidhur me katër probleme të mëdha, të cilat ka filluar ose do të fillojë t’i zgjidhë, ka thënë përfaqësuesi juridik i Serbisë para kësaj gjykate, Slavolub Cariq.
Siç shkruan gazeta “Veçenje novosti”, të cilën e raporton QIK, grupi i dytë i problemeve ka të bëjë me pensionet e Kosovës, të cilat Serbia duhet t’i paguajë pas aktvendimit të plotfuqishëm në rastin Grudiq (çift bashkëshortor nga Kosova me vendbanim në Novi Pazar,i cili kohë më parë ka fituar kontestin kundër shtetit të Serbisë).
Ministria serbe e Punës dhe e Politikës Sociale, siç thuhet në raport, kishte dhënë arsyetimin se nuk kishte qasje më në dokumentacionin e pensionistëve dhe se nuk kishte pagesa nga Kosova në Fondin e Sigurimit Pensional të Serbisë.
Gjykata evropiane, ndërkaq ka konkluduar se pensionistët nuk janë fajtorë për këtë dhe se u është mohuar e drejta për pronën. Kjo çështje, sipas “Veçenje novosti”, do të jetë njëra nga temat kryesore në bisedimet e ardhshme Kosovë-Serbi.
Sipas vlerësimeve, Serbia që nga viti 1998 e deri më tani, pensionistëve kosovare ua ka borxh mbi 700 milionë euro. Kjo shumë është llogaritur në bazë të numrit të pensionistëve dhe duke u llogaritur ne shumën që marrin pensionistët në Serbi.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














