Lajme
Gjykata refuzon kërkesën për kompensim të aksionerëve të Credit Suisse
Gjykata e Lartë Federale ka hedhur poshtë pretendimin e një çifti se keqinformimi nga shteti zviceran i bëri ata të humbnin para në aksionet e Credit Suisse.
Para kolapsit të Credit Suisse, çifti kishte blerë 38 mijë aksione në bankë, duke u mbështetur në fjalët qetësuese të Këshillit Federal disa ditë më parë.
Pas seancës publike, Gjykata Federale e shpalli vendimin gojarisht të premten pasdite. Kryetari i trupit gjykues e bëri të qartë se vendimi vlen vetëm për këtë rast, transmeton albinfo.ch.
Çifti kishte kërkuar kompensim prej 54,601 CHF plus interes nga Konfederata për humbjen në vlerë të aksioneve të Credit Suisse. Më 10, 13 dhe 15 mars 2023, paditësit kishin blerë gjithsej 38,000 letra me vlerë me vlerë 84,636 CHF, raporton RTS.
Ata pretenduan se kishin investuar pasi Këshilli Federal pretendoi në fillim të marsit se banka ishte e mirëkapitalizuar.
Një ditë pasi u njoftua marrja e Credit Suisse nga UBS më 19 mars, të dy investitorët shitën aksionet e tyre për 30,187 CHF. Nga këndvështrimi i tyre, Konfederata është përgjegjëse për humbjen që pësuan në këtë transaksion.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










