Kosova
Gjykata merr vendim për edukatoren që rrahu fëmijën
Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës T.G. për shkak të veprës penale ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’ dhe kundër të pandehurës SH.A., për shkak të veprës penale, ‘Mosraportimi i abuzimit të fëmijëve’.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, ashtu që të pandehurave T.G. dhe SH.A. ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin veç e veç.
Gjykata ka konstatuar se masa e arrestit shtëpiak u caktohet në bazë të nenit 183, par.1 nënpar.1.1 e 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












