Lajme
Gjykata Kushtetuese i hap rrugë Gjykatës Speciale
Gjykata Kushtetuesja i shpalli të pranueshme dy amendamentet e Kushtetutës, që u hapin rrugë formimit të Gjykatës Speciale për krime të luftës
Gjykata Kushtetuese e Kosovës i hapi rrugë formimit të Gjykatës speciale, e cila do merret ekskluzivisht me gjykimin e disa eprorëve të UÇK-së për krime lufte. Kushtetuesja sot shpalli të pranueshme kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për dy amendamentet e Kushtetutës së Republikës.
Në arsyetimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese theksohet dy amendamentet nuk cenojnë të drejtat e njeriut, prandaj mund të fillohet me themelimin e Gjykatës Speciale. Fillimisht ishte menduar se dy nenet 113.9 dhe të nenit 144.3 të Kushtetutës, mund të shkelen nëse lejohet formimi i Gjykatës Speciale. Për formimin e kësaj gjykate ka vendosur parimisht Kuvendi i Kosovës në prill të vitit të kaluar, mirëpo për funksionalizimin e gjakës, duhet edhe një votim i Kuvendit.
Kësaj here koalicioni qeverisë e ka më të vështirë, pasi që tri subjektet politike opozitare, AAK, Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën dhe disa deputetë të koalicionit që kanë bagazh lufte, kanë deklaruar votë kundër gjykatës. Ndërsa për themelimin e gjykatës dyhen dy të tretat e Kuvendit që i bije 81 nga 120 sa ka Parlamenti i Kosovës.
Megjithatë menjëherë pas aprovimit të Gjykatës Kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, ka reaguar Ambasada e SHBA-ve duke mirëpret vendimi.
“Ky vendim ndihmon që t’i hapet rruga Kuvendit për të krijuar Gjykatën Speciale, zotim ky që Kosova e bëri në Shkëmbimin e Letrave me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së në vitin 2014. Për Kosovën është me rëndësi që të merret me akuzat e bëra në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 ashtu që Kosova të shkojë përpara dhe të tregojë përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj sundimit të ligjit. Ne kuptojmë se për disa ky është një vendim i vështirë por kjo ka të bëjë me individët dhe jo me luftën e Kosovës për çlirim”, konsideron ambasada e SHBA-ve.
Ndryshe, Gjykata Speciale do të formohet bazuar në pretendimet e senatorit zviceran të Këshillit të Evropës, Dik Marty se në Kosovë kishte krime lufte nga UÇK. Një pjesë të këtyre pretendimeve i ka konfirmuar edhe hetuese amerikan, Clint Willamson, pas hetimeve që bëri në Ballkan.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












