Kosova
Gjykata ia ndalon “Visametric” marrjen e 30 eurove për kthimin e pasaportave
Këtë e ka bërë të ditur avokati Flamur Abdullahu. Ai ka thënë se vendimi është marrë pas padisë që ai e ka bërë ndaj kompanisë.

Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur sot që kompanisë “Visametric” t’i ndalohet marrja e pagesës prej 30 euro, si tarifë për kthim të pasaportave, kur qytetarët aplikojnë për viza në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur avokati Flamur Abdullahu. Ai ka thënë se vendimi është marrë pas padisë që ai e ka bërë ndaj kompanisë, përcjell Albinfo.ch.
Ai gjithashtu e ka publikuar edhe vendimin e gjykatës në llogarinë e tij në Facebook.
“Për këtë 9 Maj – Dita Evropës, po ju njoftoj që Gjykata Komerciale, në të dyja shkallët, ka dhënë vendim që i ndalon kompanisë Visametric L.L.C. që të detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për kthim të pasaportës kur aplikojnë për viza në Ambasadën Gjermane. Detyrimi i aplikantëve për të paguar postën është vetëm një zhvatje më shumë që u bëhet qytetarëve të Kosovës në aplikime për viza që nga pas lufta. Vlera prej 30 euro për person përbën disa miliona përfitim për kompaninë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Gjithashtu, unë kam ushtruar Padi Kolektive në emër të interesit publik ndaj Visametric L.L.C. për këtë çështje”, ka shkruar Abdullahu./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri