Lajme
Gjykata i jep të drejtë presidentit: Pasaporta amerikane do të njoh vetëm dy gjini
Gjykata Supreme i ka lejuar administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump të zbatojë një politikë që synon kufizimin e të drejtave transgjinore, e cila do të kufizonte përcaktimet e gjinisë në pasaporta në “mashkull” dhe “femër” bazuar në gjininë e caktuar në lindje.
Gjyqtarët miratuan një kërkesë emergjente të paraqitur nga administrata, e cila kërkon të përmbysë një politikë të futur gjatë administratës Biden që u lejonte njerëzve të vendosnin “X” si shënues gjinor ose të vetëzgjidhnin mashkull ose femër.
“Shfaqja e seksit të mbajtësve të pasaportave nuk shkel më shumë parimet e mbrojtjes së barabartë sesa shfaqja e vendit të tyre të lindjes, në të dyja rastet, Qeveria thjesht po dëshmon një fakt”, tha gjykata, transmeton albinfo.ch.
Bëhet e ditur se që nga viti 1992, Departamenti i Shtetit, në rrethana të caktuara, u ka lejuar njerëzve të zgjedhin një shenjë mashkullore ose femërore që nuk korrespondon me gjininë e tyre në lindje. Administrata Biden prezantoi opsionin “X” në vitin 2021 dhe e bëri më të lehtë për aplikantët transgjinorë duke hequr nevojën për provë mjekësore të tranzicionit të gjinisë.
Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi tha se vendimi pasqyron pikëpamjen e administratës se “ekzistojnë dy gjini dhe avokatët do të vazhdojnë të luftojnë për këtë të vërtetë të thjeshtë”.
Politika e Trumpit në fakt do të thotë që personat transgjinorë, madje edhe ata që kanë kaluar plotësisht tranzicionin dhe kanë të dhëna mjekësore për ta vërtetuar këtë, nuk do të jenë në gjendje të kenë shënjues gjinorë që korrespondojnë me identitetin e tyre.
Ai në ditën e tij të parë në detyrë, më 20 janar, pati paralajmëruar një heqje të rregullit të Bidenit dhe gjithashtu tha se njerëzit duhet të kenë pasaporta që pasqyrojnë gjininë e tyre në lindje. Politika e tij u kundërshtua nga disa persona transgjinorë, të cilët pretenduan se ajo shkelte të drejtën e tyre për mbrojtje të barabartë sipas Amendamentit të Pestë të Kushtetutës, si dhe një ligji federal të quajtur Akti i Procedurës Administrative.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











