Shkurt.ch
Gjykata Federale: Akuza për islamizim nuk është racizëm
"Kushdo që në Zvicër deklarohet kundër përhapjes së islamizmit dhe për mbrojtjen e krishterimit, nuk guxon të quhet racist”
Akuza e drejtuar kundër një politikani të SVP-UDC-së për racizëm është shpallur e pabazë nga instanca më e lartë e gjyqësisë zvicerane, gjegjësisht nga Gjykata Federale.Politikani në fjalë, Benjamin Kasper, atëbotë kryetar i të rinjve të SVP-së në Thurgau akuzohej si racist për faktin se me një fjalim të tij të mbajtur në vitin 2009 kishte fyer besimtarët islamë.
Ai kishte thënë veç tjerash se krishterimi nuk guxon të zmbrapset nga invazioni i islamizimit. Dhe, ndalimi i minareve nga ana e Zvicrës është shprehje e qëndrimit për ruajtje të identitetit zviceran.
Fondacioni kundër racizmit dhe antisemitizmit, në faqen e vet të internetit e kishte quajtur këtë deklarim të tij si “racizëm verbal”. Ndërsa politikani i apostrofuar ishte ankuar në Gjykatën e lartë të Thurgaut, e cila e ksihte shpallur të pafajshëm. Me vendimin e kësaj gjykate është pajtuar edhe Gjykata Federale.
Kushdo që në Zvicër deklarohet kundër përhapjes së islamizmit dhe për mbrojtjen e krishterimit, nuk guxon të quhet racist”, ka qenë arsyetimi i Gjykatës Federale.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










