Lajme
Gjykata Evropiane rrëzon ankesën e shqiptarit të dënuar për vrasjen në Zvicër
Një anëtar i familjes së Shpend Shalës në majin e vitit 1997 në Kosovë ishte ekzekutuar nga një anëtar i familjes tjetër, të cilën e njihte me inicialin H. Një muaj më vonë, vëllai i vrasësit të dyshuar ishte vrarë në Zvicër.
Shpend Shala, së bashku me kushëririn e tij kishin vrarë viktimën me 15 deri në 17 plumba në kokë, teksa kishte provuar të ikte.
Në vitin 2001 Gjykata e Laufenburgut në Zvicër kishte filluar gjykimin kundër Shalës, dhe tre anëtarëve të tjerë të familjes së tij, përfshirë babanë.
Dhe, vetëm në nëntorin e vitit 2010, ai u dënua me 18 vjet burgim për veprën që tronditi Zvicrën në vitin 1997.
Para Gjykatës së Lartë zvicerane, Shala kishte deklaruar se ka pasur shkelje të nenit 36 të Konventës së Vjenës. Ai argumentoi se babai, xhaxhai dhe djali i axhës, nuk ishin informuar nga gjykata rreth të drejtave të tyre për asistencë konsullore.
Kjo shmangie e procedurave, sipas Shalës, kishte ndikuar që deklaratat e dëshmitarëve të jenë të pashfrytëzueshme dhe se kanë ndikuar negativisht në vendimin kundër tij.
Duke u bazuar në këtë, ai u ankua në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në shtator të 2012-s.
Por, në vendimin e saj, Gjykata Evropiane me seli në Strasburg njoftoi se ankesa e tij është e papranueshme për shkak se arsyetimet janë të paqëndrueshme.
Tutje në vendimin e Gjykatës thuhet se Shala nuk ka ofruar fakte se në cilat raste autoritetet zvicerane nuk kishin informuar dëshmitarët për të drejtat e tyre konsullore.
Gjykata në vendimin e saj është arsyetuar se përdorimi i deklaratave nga tre dëshmitarët nuk e bën të padrejtë procedurën gjyqësore, pasi gjykatat zvicerane janë bazuar në provat që kanë gjetur rreth rastit të gjakmarrjes, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç














