Lajme
Gjykata e Lartë e BE-së: Familjet LGBTI njihen në të gjithë Europën
Gjykata e Lartë e BE-së ka vendosur që prindërit e të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre duhet të njihen si familje në të gjitha shtetet anëtare.
Në një vendim historik të martën, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (CJEU) tha se nëse një vend pranon një marrëdhënie prindërore me një fëmijë, atëherë çdo shtet anëtar duhet të bëjë të njëjtën gjë për të garantuar të drejtën e fëmijës për lëvizje të lirë.
Çështja doli përpara gjykatës pasi autoritetet bullgare refuzuan t’i jepnin një certifikatë lindjeje vajzës së porsalindur të një çifti të të njëjtit seks me bazën se një fëmijë nuk mund të ketë dy nëna.
Bullgarja Kalina Ivanova dhe Jane Jones e lindur në Gjibraltar janë të dyja të regjistruara si nënat e Sarës, e cila ka lindur në Spanjë në vitin 2019.
Por, asnjë prej nënave nuk është me origjinë spanjolle, që do të thotë se shtetësia në atë vend nuk lejohet dhe sipas Aktit të Kombësisë Britanike të vitit 1981, Jones nuk mund t’ia transferojë nënshtetësinë britanike vajzës së saj meqë ajo ka lindur në Gjibraltar.
Mbi këtë bazë, Ivanova kërkoi nënshtetësinë bullgare për fëmijën e saj, që u refuzua prej martesës me të njëjtin seks dhe nuk u njoh ligjërisht në Bullgari.
Si rezultat, Sara mbeti në rrezik për të qenë pa shtetësi, pa mundësi të largohej nga vendi i banimit të familjes së saj, Spanja, si dhe pa dokumente personale, duke kufizuar kështu aksesin e saj në arsim, kujdes shëndetësor dhe sigurime shoqërore.
GJED-ja vendosi gjithashtu që fëmijës t’i lëshohej një pasaportë bullgare. Çështja nuk mund të apelohet.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











