Kosova
Shtatë muaj burgim serbit që dogji veturat në Veri
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Millovan Bozhoviq me shtatë muaj burgim për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm” dhe për djegie të veturave në veri.
Atij do t’i llogaritet koha e mbajtur në paraburgim, si dhe do t’i paguajë 100 euro për procedurën dhe 100 euro për fondin e kompensimit të viktimave, shkruan Koha.net.
Ndaj Bozhoviqit është ngritur aktakuzë më 16 tetor të këtij viti dhe mbrojtësi i tij e kishte pranuar fajësinë.
V.K. dhe Gj.S., palë të dëmtuara në këtë rast, nuk bënë kërkesë pasurore në këtë proces gjyqësor. meqë thanë se nuk e dinë nëse i akuzuari ia dogji veturat dhe as se kush saktësisht ishte përfshirë në dëmin që i ishte bërë, përcjell albinfo.ch.
Në një raport të Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast shkruhej se ankuesit i ishin drejtuar stacionit policor të Zubin Potokut për ta raportuar rastin e tyre, meqë një grup i personave të panjohur ia kishte djegur veturat rreth orës 2 e 30 të mëngjesit dhe kjo një javë pasi i konvertuan targat e tyre në RKS.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










