Lajme
Gjurmëve të mjekëve kosovarë në Zvicër
„Diaspora për Zhvillim“ po bën përpjekje që t’i mbledhë bashkë mjekët kosovarë në Zvicër, të cilët në mënyrë të organizuar do të viheshin në funksion të zhvillimit të shëndetësisë në Kosovë. Numri i mjekëve dhe i kuadrove të tjera të mjekësisë nga Kosova, të cilët punojnë në Zvicër, nuk dihet saktësisht.
„Diaspora për Zhvillim“ po bën përpjekje që t’i mbledhë bashkë mjekët kosovarë në Zvicër, të cilët në mënyrë të organizuar do të viheshin në funksion të zhvillimit të shëndetësisë në Kosovë.
Numri i mjekëve dhe i kuadrove të tjera të mjekësisë nga Kosova, të cilët punojnë në Zvicër, nuk dihet saktësisht.
Jo vetëm që nuk dihet numri i tyre, por askush nuk ka bërë përpjekje të organizuar në mobilizimin e potencialeve shëndetësore që ka Kosova jashtë vendit, konkretisht në Zvicër.
Së fundi, projekti “Diaspora për Zhvillim”, i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC në Kosovë, dhe i cili zbatohet nga Instituti për Menaxhim dhe Zhvillim – IMD me konsulencë të Solidar Suisse, ka identifikuar si çështje shumë të rëndësishme dhe të nevojshme përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, të cilin synon ta arrijë nëpërmjet kontributit dhe shfrytëzimit të potencialit intelektual të profesionistëve kosovarë në Zvicër.
Kryesuesi i projektit “Diaspora për Zhvillim”, Elbasan Morina, tha për albinfo.ch se me këtë projekt synojnë të krijojnë një bazë të dhënash të punëtorëve shëndetësorë që për shkaqe të ndryshme, si në mungesë të zhvillimit profesional, janë duke jetuar në Zvicër.
Më pas është paraparë të krijohet edhe një organizatë profesionistësh në diasporë si mekanizëm për transferin e njohurive dhe përvojave në Kosovë.
„Ne në fazën e zbatimit të projekteve do të kemi adresë të saktë të tyre dhe të sjellim eksperiencën e tyre në Kosovë, e që është e dosmosdoshme në këtë fazë, pasi Kosova është në proces të hartimit të politikave shëndetësore“, tha Elbasan Morina.
Lajmin për projektin në fjalë e ka konfirmuar ditë më parë në një intervistë për albinfo edhe ministri kosovar i Shëndetësisë, Ferid Agani.
„Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me këtë program do të fillojë organizimin e një shoqate, e cila do t’i mbledhë mjekët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, të cilët në mënyrë të organizuar do të viheshin në funksion të zhvillimit të projekteve të ndryshme në Kosovë“, ka thënë Agani.
Por realizatorët e projektit thonë se interesimi i mjekëve deri tani nuk është i mjaftueshëm.
„Kjo vjen si rezultat i mungesës së komunikimit me diasporën, apo thjesht duhet të hulumtojmë mënyra të tjera sesi të arrijmë te njerëzit në diasporë. Deri tani kemi diku rreth 10 të interesuar, por kërkojmë më shumë, nëse trendi nuk pëson rritje, atëherë bashkë me partnerët tanë do të provojmë të jemi më aktivë që të tërheqim pjesëmarrjen sa më të madhe“, tha Elbasan Morina, duke paralajmëruar forma të tjera të kmunikimit me diasporën.
Morina tha të jetë i vetëdijshëm për gjendjen e rëndë në shëndetesinë kosovare, si pasojë e së cilës për çdo ditë po ikin mjekët nga Kosova.
„Gjithsesi ky është edhe qëllimi i projektit ‘Diaspora për Zhvillim’ që të krijojmë kushte më të mira, të përdorim fuqinë e diasporës në zhvillimin e vendit, në mënyrë që në të ardhmen e afërt të mos ketë fenomene të tilla. Edhe një herë ajo që ne tentojmë është të sjellim ekspertizën nga diaspora, e jo kthimin e domosdoshëm e të përhershëm të tyre“, sqaron Morina.
Projektit mund t’i përgjigjen deri më 31 dhjetor 2012 mjekë të praktikës së përgjithshme, dentistë, kirurgë, kardiologë, psikologë, psikiatër, ortopedë, infermier/e, teknikë laboratorësh, agjentë të kompanive të sigurimit shëndetësor, kujdesit shëndetësor, shtëpi pleqsh, por edhe profesionistë të lëmenjve të tjerë shëndetësorë që veprojnë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











