Kosova
Gjuriq arrin në Kosovë
Zyrtarët e zyrës për informim nga MPJ kanë treguar se Gjuriq sot do ta vizitojë Kosovën
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka hyrë në Kosovë me leje të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Zyrtarë të zyrës së informimit nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), në një përgjigje dhënë Telegrafit kanë thënë se Gjuriqi do të qëndrojë për vizitë në Kosovë me leje të Qeverisë, e jo të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ).
Ndërkaq, Gjuriqi sot do të bëjë përurimin e një kompleksi të pishinave të quajtur “Rajska Banja”, e cila ndodhet në komunën e Zveçanit, përkatësisht në Banjskë.
Përderisa Gjuriqi ka hyrë në Kosovë, të mërkurën autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, me arsyetimin se qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











