Kosova
Gjuhet me vezë zëvendëskryeministri Hoti (VIDEO)
Është bërë e ditur se zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar me vezë deri sa ishte afër ndërtesës së qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Videoja, në të cilën shihet një person duke hedhur vezë në drejtim të zv.kryeministrit të Qeverisë së Kosovës është përhapur sot.
Personi, zëri i të cilit dëgjohet në këtë xhirim, thotë se “Taksën duhet me e heqë”. Koha.net nuk ka arritur ta konfirmojë autenticitetin e këtij xhirimi.
Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dënuar sulmin ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.
Në reagim thuhet se sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi.
“Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtarë. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikëbërje dhe udhëheqje të vendit”, thuhet në reagim.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














