Lajme
Reagon Gjon Muharremaj: “Ja përse bëra shqiponjën”
"Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simboli i Shqipërisë"
Bërja e shqiponjës dykrenare nga Gjon Muharremaj, pas marrjes së vlerësimit maksimal nga Shqipëria për këngën e tij në Eurovizion, kishte shkaktuar reagime negative nga Serbia.
Sipas mediave të atjeshme, ky gjest ishte provokim i qartë që, madje, duhej të çonte në diskualifikim të këngëtarit shqiptar që përfaqësonte Zvicrën, shkruan albinfo.ch.
“Unë nuk e kuptoj shqetësimin”, është shprehur Gjon’s Tears në emisionin televiziv “Glanz & Gloria”.
“Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simboli i hqipërisë”.
Dhe këngëtari ka vazhduar tutje: “Ata gjithmonë kanë qëndruar pas meje. (…) Gjithmonë kanë qenë krenarë për mua. Unë jam shumë i lumtur për këtë dhe kjo ishte mënyra ime e falënderimit”.
Babai i Gjonit është nga Kosova ndërsa nëna e tij nga Shqipëria, dhe kjo ka bërë që ai të gëzojë simpati të madhe në shtetet përkatëse.
Në vlerësimin e jurisë, Gjon`s Tears ka marrë vlerësimin maksimal nga tetë vende pjesëmarrëse me “dymbëdhjetë pikë”. Ndërkaq vetëm një herë këtë vlerësim ja ka dhënë edhe publiku, transmeton albinfo.ch. Dhe, ka qenë publiku nga Shqipëria që ka bërë këtë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












