Lajme
Gjobë deri në 10 mijë euro për ata që refuzojnë vetizolimin në Britani

Refuzimi për t’u vetizoluar, nga sot, është vepër e paligjshme në Angli dhe mund të dënohet me gjobë deri në 10,000 euro.
Kushdo që del pozitiv me koronavirus ose i është thënë se ka qenë në kontakt me dikë që ka dalë pozitiv, tani e ka detyrim ligjor për t’u futur në karantinë.
Me vendimin e Qeverisë britanike, personat që nuk e zbatojnë udhëzimin për vetizolim, do të ndëshkohen me gjobë që nis nga 1,000 euro dhe që mund të rritet në 10,000 për shkelje të përsëritura ose shkelje serioze.
Policia mund të kontrollojë nëse njerëzit veprojnë sipas rregullave “bazuar në inteligjencën lokale”, tha qeveria.
Njerëzit me të ardhura të ulëta, që nuk mund të punojnë dhe i humbasin të ardhurat derisa vetizolohen, do të kompensohen me 500 euro.
Gjobat e reja janë “një shenjë e qartë se nuk do t’i lejojmë ata që i shkelin rregullat, ta zmbrapsin përparimin e bërë nga shumica që i bindet ligjit”, tha sekretarja britanike për çështje të brendshme, Priti Patel.
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se qeveria “nuk do të hezitojë” të ndërmarrë masa të mëtejshme nëse numri i rasteve me koronavirus vazhdon të rritet.
Vendimi për gjobat vjen pasi një studim i porositur nga Qeveria britanike zbuloi se vetëm 18% e njerëzve që kanë pasur simptoma të koronavirusit janë vetizoluar.
Mbretëria e Bashkuar, sikurse një pjesë e madhe e Evropës, ka pasur rritje të numrit të rasteve pozitive në javët e fundit.
Në total, ky vend ka konfirmuar mbi 437,000 raste pozitive dhe mbi 42,000 viktima.
E-Diaspora
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve Një vajzë 13-vjeçare me origjinë nga Istogu, e identifikuar si Arta Hajzeraj, është raportuar e zhdukur...
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë