Lajme
Gjobat më të çuditshme në botë
Një palë syze dielli të blera nga një shitës ambulant në Majorka i kushtuan një turisti gjerman plot 750 euro. Arsyeja? Autoritetet në ishullin spanjoll Balear po i ndëshkojnë jo vetëm shitësit ilegalë, por edhe blerësit e tyre. Rregulla që dikur konsideroheshin të pazakonta, tashmë po zbatohen me rreptësi dhe po rezultojnë të kushtueshme, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Ky nuk është një rast i izoluar. Në vende të ndryshme të botës, ekzistojnë gjoba për sjellje që shumica e turistëve as që i marrin në konsideratë. Ja disa prej tyre:
Zvicër- Moshapja me kujdes e derës së makinës: deri në 120 franga
Nëse hapni derën e makinës pa kontrolluar më parë, dhe rrezikoni ose godisni një biçiklist apo kalimtar, mund të përfundoni me një gjobë prej 40 deri në 120 franga zvicerane. Rregullat për sigurinë rrugore në këtë vend janë jashtëzakonisht të rrepta.
Singapor – Çamçakëz? I ndaluar!
Përtypja, shitja dhe importi i çamçakëzit është e ndaluar në Singapor, me përjashtim të atij mjekësor. Kush kapet, mund të gjobitet deri në 1,000 dollarë singaporianë (rreth 680 euro). Shkelësit e përsëritur mund të detyrohen të pastrojnë rrugët si dënim simbolik, transmeton albinfo.ch.
Sardenjë – Suvenir nga plazhi? 3,000 euro
Mbajtja e rërës, guaskave apo gurëve si kujtim nga plazhet e Sardenjës konsiderohet krim mjedisor dhe dënohet me gjoba deri në 3,000 euro. Aeroportet çdo verë konfiskojnë tonelata rërë të paketuar nga turistë të paditur.
Venecia – Këmbët në kanal? 250 euro
Të freskosh këmbët në ujin e kanaleve veneciane mund të duket joshëse, por për këtë veprim do të gjobiteni me 250 euro. Po ashtu ndalohen piknikët në sheshe publike dhe ushqimi i pëllumbave, masa për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe pastërtisë urbane.
Tajlandë – Të ecësh pa të brendshme? Ligjërisht, jo e lejueshme
Një ligj i vjetër tajlandez ndalon daljen në rrugë pa të brendshme. Edhe pse rrallë zbatohet, ligji është ende në fuqi dhe mund të përdoret si bazë për ndëshkim. një kujtesë se kodi i veshjes nuk është çështje e shijeve në çdo vend, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












