Lajme
Gjithnjë e më shumë refugjatë ukrainas po arrijnë në Zvicër
“Fluksi është ende i madh, deri në mbrëmje do të regjistrojmë rreth 400 persona”, ka shkruar SEM në Twitter të shtunën
Gjithnjë e më shumë refugjatë nga Ukraina po kërkojnë mbrojtje në Zvicër. Sekretariati Shtetëror për Migracionin është i mbingarkuar me punë për shkak të numrit të madh të të ardhurve
Këshilli Federal ka aktivizuar të premten të ashtuquajturin status mbrojtjeje “S” për refugjatët nga Ukraina. Në këtë mënyrë, Zvicra synon t’u ofrojë refugjatëve mbrojtje të shpejtë dhe joburokratike, transmeton albinfo.ch.
Konkretisht, refugjatëve duhet t’u jepet shpejt e drejta e qëndrimit pa pasur nevojë të kalojnë procedurën e duhur të azilit.
Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po raporton ndërkohë se “qindra” punonjës të tij po punojnë për të pranuar njerëzit nga Ukraina në qendrat federale të azilit.
“Fluksi është ende i madh, deri në mbrëmje do të regjistrojmë rreth 400 persona”, ka shkruar SEM në Twitter të shtunën.
Me statusin e mbrojtjes “S”, Këshilli Federal, përveç ukrainasve, u jep mbrojtje edhe njerëzve që kanë ikur nga vendet e treta, përcjell albinfo.ch. Kusht paraprak është që ata të kenë pasur leje qëndrimi të vlefshme përpara se të iknin në Ukrainë dhe nuk mund të kenë kthim të sigurt dhe të përhershëm në atdheun e tyre.
Aktualisht është e vështirë të vlerësohet se sa njerëz janë duke ardhur në të vërtetë në Zvicër. Ministrja në Qeverinë e Kantonit Glarus, njëherësh kryetare e drejtorëve kantonalë për çështje sociale, Marianne Lienhard, ishte e bindur të premten: “Unë mund vetëm të them se autoritetet janë duke e bërë mirë punën e tyre”.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













