Lajme
Gjithnjë e më shumë po i kthehen Kosovës
Nëse jeni kthyer në vendlindje pas korrikut të vitit 2010 nuk do të gjeni ndihma të shtetit të Kosovës
Procesi i riatdhesimit dhe i riintegrimit të personave të riatdhesuar është duke ndodhur edhe në Ferizajt.
Zyrtarët e përfshirë në këtë proces kanë theksuar se deri tash, janë kthyer nga shtetet perëndimore familje të tëra. Sipas zyrtarëve të komunës, deri më tash 36 familje me gjithsej 78 anëtarë janë riatdhesuar, prej tyre 38 janë shqiptarë, 25 nga komuniteti ashkali, 12 nga ai rom dhe 3 nga komuniteti serb.
Të gjitha familjet që kanë shkuar në shtete të ndryshme para korrikut të 2010-ës kanë të drejtë të aplikojnë për ndihma, ndërsa ata që kanë shkuar pas korrikut të vitit 2010 nuk kanë të drejtë të aplikojnë për ndihma, pasi që sipas zyrtarëve nuk llogariten persona të riatdhesuar.
Sipas strategjisë së këtij procesi parashihet që në Kosovë të kthehen rreth 5 mijë persona në vit. Procesi i kthimit dhe riintegrimit është duke u mbështetur nga Bashkimi Evropian si dhe po realizohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, bashkëfinancuar nga Ministria për Kthim dhe Komunitete.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












