Portrete të firmave
Gjithmonë të sigurt: Dërgoni para në një Mastercard në Kosovë në kohë reale
Për Swiss Bankers, siguria e dërgimit të parave është përparësi absolute. Në bashkëpunim me partnerin e rëndësishëm Mastercard, Swiss Bankers tashmë ofron dërgimin e parave nga Zvicra drejt e në një kartë krediti Mastercard, në mënyrë që paratë tuaja të mbërrijnë të sigurta atje ku nevojiten. Mësoni më shumë rreth shërbimeve të transferimit të parave me Send nga Swiss Bankers dhe përfitoni nga përparësitë e shumta.
Përparësitë tuaja me Swiss Bankers Send.
• Siguri maksimale
• Procedurë e thjeshtë
• Kurs këmbimi special
• Vetëm 2 CHF tarifë dërgimi
• Përsëritje e shpejtë e transfertave
• Gjurmim i transaksionit
• Mundësi të ndryshme dërgimi për marrjen në një Mastercard në Kosovë
Gjithmonë të sigurt: për dërguesit dhe marrësit.
Swiss Bankers ofron mundësi të ndryshme dërgimi për transferimin e parave në një Mastercard. Keni mundësinë të zgjidhni si mjet pagese midis kartës së kreditit, transfertës bankare ose PostFinance Card. Vendosni vetë se si dëshironi t’i dërgoni paratë. Marrësi do t’i marrë paratë brenda pak minutash në kartën e vet Mastercard.
Gjithmonë të sigurt: Kurs këmbimi i euros gjithnjë e më i mirë.
Swiss Bankers ofron një kurs këmbimi special të euros për transferimin e parave në Kosovë. Për këtë mund të bindeni vetë duke parë kursin aktual të këmbimit para çdo transaksioni në aplikacionin Swiss Bankers App.
Gjithmonë të sigurt: Transparencë në tarifa.
Thjesht dhe qartë. Me Swiss Bankers nuk ka lista të gjata çmimesh. Ka vetëm një tarifë fikse dërgimi prej 2 CHF për të gjitha shumat që dërgoni. Jeni vetë ju që vendosni nëse dëshironi të shkruani shumën e dërgimit apo shumën e marrjes. Kjo do të thotë se e keni ju kontrollin për të vendosur se sa do të jetë shuma përfundimtare që do të marrë marrësi. Marrësi në Kosovë do t’i marrë paratë menjëherë në kohë reale në kartën e vet Mastercard.
Krijoni llogarinë tuaj Swiss Bankers në vetëm 3 hapa.
Telefonata e thjeshtë me video për identifikimin e personit është e detyrueshme dhe shërben për aktivizimin e llogarisë tuaj të Send në aplikacionin Swiss Bankers App ose për rritjen e pragut të dërgesave. Një punonjës do t’ju drejtojë hap pas hapi gjatë procesit. Gjithçka ju duhet është karta e identitetit ose pasaporta juaj. Pas telefonatës së thjeshtë dhe pa pagesë me video, mund të përfitoni të gjitha shërbimet e Send që ofron aplikacioni Swiss Bankers App. Për të mësuar më shumë rreth identifikimit me video, vizitoni swissbankers.ch/send.
A jeni tashmë një klient i Swiss Bankers? Në këtë rast, mjafton të ngarkoni kartën identifikuese.
Provojeni tani Swiss Bankers Send.
Swiss Bankers ofron deri më 31 dhjetor 2020 një çmim promocional për transfertën tuaj të parë drejt Kosovës. Për transaksionin e parë nuk do të paguani asnjë tarifë, nëse vendosni kodin e mëposhtëm të kuponit: Print 2020.
Rreth Swiss Bankers.
Swiss Bankers është një kompani ndërkombëtare ofruese shërbimesh financiare me seli në Bern dhe në Zyrih. Kjo kompani është lider në zhvillimin, shpërndarjen dhe përpunimin e produkteve novatore të pagesave që bazohen në kredit dhe ofron zgjidhje në qarkullimin e sigurt të pagesave në mbarë botën. Kompania është themeluar në vitin 1975 dhe është njohur fillimisht përmes “Travelers Cheques”. Sot, të gjitha kartat e Swiss Bankers kanë fituar popullaritet të madh dhe në varësi të produktit, mund të tërhiqem drejtpërsëdrejti në swissbankers.ch ose nga mbi 200 partnerët distributorë.
Më shumë informacione.
Në swissbankers.ch/send gjeni më shumë informacione për dërgimin e parave në Kosovë dhe në vendet e tjera. Swiss Bankers ofron mundësi të ndryshme për dërgimin dhe marrjen e parave dhe tarifa të ulëta dërgimi.
/Artikull i sponzorizuar/
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç














